Connect with Us

Krimet kibernetike/ ‘Kameleonët’ në pranga 24-vjeçaren

Kronika

Krimet kibernetike/ ‘Kameleonët’ në pranga 24-vjeçaren

Publikuar

-

Policia e shtteit ka vijuar operacionin e koduar ‘Kameleonët’ për parandalim e krimit kibernetik.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka arrestuar shtetasen A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa 2 shtetas të tjerë u shpallën në kërkim: A. M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike. Finalizohet operacioni policor i koduar “KAMELEONËT 2”, në vijim të operacionit të koduar “KAMELEONËT”, i zhvilluar dy ditë më parë.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetase, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer hetime gjithëpërfshirëse në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërsa 2 shtetas të tjerë u shpallën në kërkim: A. M., 34 vjeç dhe S. N., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit publikon fotot e efektivëve të plagosur

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja e shtetasve të interesuar bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti criminal

. Këta shtetas, për një periudhë disamujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, etj.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Kirmeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në djeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Patok/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas raportimeve të para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.



Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ja humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten/ Prindërit e Sabrinës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga i ati

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur.

Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Sipas asaj që raportohet, prindërit e 23-vjeçares, kanë kërkuar që babai i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.



Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator, në shtëpinë e prindërve, nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit publikon fotot e efektivëve të plagosur

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Basha/ Balili u transportua si VIP në Tiranë

Në shtator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes disa adoleshentëve në Kamëz/ Përfundojnë në spital dy prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Të shtëna me armë në zonën e populluar

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Të shtëna me armë në zonën e populluar

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE