Connect with Us

“Kisha rritur çmimin”/ Bes Kallaku tregon fillimet e karrierës: Lëvizja me fugon

Showbizz

“Kisha rritur çmimin”/ Bes Kallaku tregon fillimet e karrierës: Lëvizja me fugon

Publikuar

-

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili ka realizuar një intervistë shumë të ndjerë, ku ka rrëfyer gjëra që nuk i dinim për të.

Besi ka nënvizuar sakrificat dhe vështirësitë në fillimet e karrierës së tij, të cilit i duhej të udhëtonte çdo ditë nga Fushë-Kruja për në Tiranë.

“Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen. Unë në fillimet e mia në Portokalli kam qenë në gjimnaz. Nuk i kisha bërë akoma 18 vjeç. Ikja dhe vija me furgon, me makina të rastit nga Fushë-Kruja. Makinën e parë, golfin dysh ma ka dhënë gjyshi. Ka qenë makina e gjyshit dhe ma ka dhënë. Ai më thoshte gjthmonë që kthe kokën mbrapa dhe shiko nga je nisur për të shkuar në atë punë”, është shprehur Bes Kallaku.

Aktori i njohur ka treguar për këshillat e vyra që i jepte gjyshi, i cili ende sot nuk i harron, por i mban vathë në vesh.

“Unë rrija me gjyshin dhe luanim me letra deri në darkë. Por tek shtëpia e vjetër, kanë qenë ato dritaret vetëm me dru. Mirëpo nuk ka patur shtëpi në katund që të mos i hynte i ftohti nga poshtë dritares dhe gjithmonë kemi lënë një batanije tek dritarja gjatë dimrit që të mos futej i ftohti. Duke luajtur me letra me gjyshin, në 2005, më bie telefoni në darkë edhe më merr dikush nga Italia dhe më kërkon koncert në Itali. Unë kisha filluar dhe kisha rritur pak çmimin. Por më përpara kur shkoja nëpër koncerte më linin hotele me një yll e gjysëm ose flija tek ndonjë kurshëri kur shkonim në Greqi, Itali. I them atij personit që më mori në telefon për koncert ‘O vëllai , a e di si është puna? Unë pa 1500 euro nuk vij’. Unë i thoja atij 1500, që po të thoshte ai që është shtrenjtë t’i thoja për 1000 euro. Por që ai pranoi me 1500 euro. Pastaj i thash që ‘të lutem, hotelin e dua me 4 yje’. Ndërsa gjyshi më bie me shpullë pas qafe dhe më tha ‘afroje çik batanijen se po hy i ftohti aty”, ka tregur Besi duke qeshur.

LEXO EDHE:  Keni dhimbje këmbësh ndërkohë që ecni? /Ja nga çfarë mund të vuani

Ai ka theksuar mesazhin e gjyshit, se pavarësisht suksesit dhe sa lart të shkosh, e rëndësishme është që të qëndrosh me këmbë në tokë dhe mos të harrosh asnjëherë nga kë ardhur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

I dha fund lidhjes me Andin/ Jasmina: Ndryshe ishte në studio, ndryshe sillej jashtë

Publikuar

-

Nga

I dha fund lidhjes me Andin/ Jasmina: Ndryshe ishte në studio, ndryshe sillej jashtë

Jasmina dhe Andi ishin një nga çiftet më të preferuara për publikun, por marrëdhënia e tyre përfundoi dhe mesa duket shkak për këtë është bërë këngëtarja Diona Fona. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Jasmina tregon se Andi u largua nga ditëlindja e ish-konkurentit Fation Kuqari dhe u nis për në Vlorë që ti vinte në ndihmë ‘shoqes’.

Ditën e sotme ish-konkurentja u kthye në studion e Përputhen për t’i bërë një surprizë Olës për ditëlindje dhe prezantuesja Bora Zemani e pyeti në lidhje me deklaratat e saj. Ajo shprehet se Andi ishte ndryshe në emision dhe ndryshe jashtë studios.

“Personi në fjalë ishte ndryshe këtu ndryshe jashtë. Jemi shkëputur, ne frekuentoheshim por fjalët ishin të njëjta që nuk bën, jo aty nuk bën. Ishim akoma në mëdyshje, edhe pse në veprime ishin ndryshe.

Me veprime sillej sikur të ishte i dashuri im dhe me fjalë ndodhi ndryshe. një ditë të bukur s’më kishte treguar që do ishte ndihmës i një vajze që e kishte shoqe që se kishte shoqe. Unë e kam marrë vesh nga një foto që ishte pjesë e xhirimeve në tre të mëngjesit. Nga ai moment. Pas ditëlindjes së një konkurrenti ai është larguar duke thënë se nuk është mirë dhe ka përfunduar në Vlorë tek ajo vajza”, tha Jasmina./CNA.al

LEXO EDHE:  Kanceri/ Tre  këshilla  për të përballuar  tmerrin e njërëzimit

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Astrologu jep këshilla: Këto shenja duhet të kenë kujdes

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Çfarë ndodhi?/ Princi dhe Aristela prej ditësh nuk flasin me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nga

U deklarua për Aristëlën/ Prici: Je gjysma ime

Princi dhe Aristela mesa duket janë në rrugën e duhur për të dalë nga emisioni çift. Ata kanë realizuar shumë takimë romantike së bashku. Ditën e sotme gocat kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe Aristela për të disatën herë zgjodhi Princin.

Aristela u shpreh se ky do të jetë një takim sqarues pasi ata nuk po flasin me njëri-tjetrin prej disa ditësh. Princi tha se konkurrentja është mërzitur me të që nga dita e transmetimit të emisionit pasi ai po qeshte me Blerimit dhe sipas tij, ajo është ndier e ofenduar. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ditëlindja e Olës/ Jasmina i bën surprizën e ëmbël

Publikuar

-

Nga

Konkurentja e re e “Përputhen” trazon ujërat/ Përplaset me Jasminën për Andin: Guxo dhe ngacmoje

Ditën e sotme në emisionin Përputhen është festuar ditëlindja e Olës dhe nuk kanë munguar surprizat për të.  Në studio është shfaqur dhe Jasmina me të cilën Ola ka patur një shoqëri në kohën e shkuar, por marrëdhënia e tyre ka vite që ka mbaruar.

Ish-konkurentja  solli në studio një tortë me personazhet e Përputhen. Me surprizën e sotme ajo ka treguar se raporti i tyre është rregulluar.  Jasmina u shpreh se shoqëria e përbashkët kishin ndërhyrë që ata të dyja të bëheshin shoqe./CNA.al

LEXO EDHE:  Video-Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Manastirliu thirrje nënave: Ju lutem dëgjojini këshillat!

LEXO EDHE:  “Më erdhi keq për filmin”/ Ermal Mamaqi tregon si e kalon kohën në karantinim, këshilla për qytetarët

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

 

LEXO TE PLOTE