Connect with Us

Fillon procesi i votimit për presidentin e Kosovës

Kosova & Rajoni

Fillon procesi i votimit për presidentin e Kosovës

Publikuar

-

Ka filluar procesi i votimit për presidentin e Kosovës.

Në Kuvend aktualisht janë 82 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

LEXO EDHE:  SHBA e shqetësuar me incidentet kundër pjesëtarëve të komunitetit serb

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tri viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,494 mostrave.

Shifra prej 49 i bie që 3 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 346 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,538, i viktimave në 2,213 dhe i të shëruarve në 98,223.

LEXO EDHE:  Gjendja e rëndë në Kosovë/ 5 viktima nga Covid dhe 118 raste të reja gjatë 24 orëve

LEXO EDHE:  Marrëdhënia Kosovë-Shqipëri/ Bushati jep lajmin e mirë

Raste aktive aktualisht janë 6,102.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë dhe javën e kaluar, Kosova ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zaev flet pas takimit me Ursula Von Der Layer/ Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt.

Siç transmeton MIA, Zaev i tha presidentes së KE-së se “identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë objekt i negociatave me BE-në në asnjë rrethanë”.

“Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin së bashku gjatë gjithë këtij procesi… Ne e meritojmë nisjen e bisedimeve si askush tjetër. Gjashtëmbëdhjetë vjet jemi me statusin e shtetit kandidat, tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, njëqind ditë pas reformave të përfunduara. Këto, në vitin 2020, u konfirmuan plotësisht nga 27 vendet anëtare të Unionit. Ne vazhdojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, e shohim atë çdo ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila nuk është e lehtë për asnjë qeveri në botë, nuk është as për ne, por është e ardhmja evropiane”, tha Zaev.

Javën e kaluar, komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha për agjencinë MIA se në takimin me kryeministrin Zaev, presidentja e KE-së, von der Layen, përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë gjë, BE-ja ka dhënë dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por negociatat nuk kanë mundur të nisin për shkak të vetos së Bullgarisë.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima dhe 49 raste të reja

LEXO EDHE:  SHBA e shqetësuar me incidentet kundër pjesëtarëve të komunitetit serb

“Ajo riafirmoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mirëpriti reformat në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me reformat”, tha Mamer.

Sipas tij, presidentja e Komisionit Evropian inkurajoi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që të zhbllokohet procesi integrues.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sofja ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar me zgjidhjen e dallimeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid -19 në Kosovë/ Të mërkurën arrijnë 38,400 doza të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën (12 maj) do të pranojë edhe 38,400 doza të tjera të vaksinës përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

“Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë.

Në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Në mes të të vaksinuarve me 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër kornavirusit, përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  A u largua Bushati nga posti për shkak se kundërshtoi ndarjen e Kosovës?

LEXO EDHE:  Bajrami e pasigurtë për realizimin e projektit të Brezovicës

Ekspertë shëndetësorë, infektologë dhe partitë opozitare, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të veprojnë në mënyrë urgjente, për sjelljen e vaksinës kundër koronavirusit, në të kundërtën, qytetarët po rrezikohen nga infektimet dhe vdekjet që po shkakton COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar për sigurimin vaksinave për të imunizuar 60 për qind të popullsisë. Sipas Kurtit, synohet që deri para verës të vaksinohen grupet e rrezikuara.REL

LEXO TE PLOTE