LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

49 kg kokainë në kontejnerin me banane/ Zbardhet dëshmia e Selim Çekajt

3 Prill 2021, 09:11, Aktualitet CNA
49 kg kokainë në kontejnerin me banane/ Zbardhet dëshmia e Selim

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 72 vjeçarin Selim Çekaj, pasi në kompaninë ku ai administronte janë kapur 49 kg kokainë në një kontejner me banane.

Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Mësohet se në salllën e gjyqit ai ka thënë se është i pafajshëm, pasi në Ekuador ka porositur banane, dhe banane priste në Durrës.

?Nuk kam asnjë lidhje me drogën. Unë kam porositur banane dhe pres banane, nga ta di unë se me çfarë është kontejneri brenda. Nuk e ngarkova unë kontejnerin në Ekuador, përse duhet të kem përgjegjësi unë? Përgjegjësia ime do të ishte, nëse do merrja kontejnerin, do ta fusja në mjediset e kompanisë dhe do nxirja drogën.

Unë kontejnerin nuk e kam parë më sy deri në momentin që Policia ushtroi kontrollin. Nuk di çfarë të them, por nuk i pranoj akuzat dhe vetëshpallem i pafajshëm?, ka thënë  72-vjeçari./CNA.al

Lajmet e fundit nga