Connect with Us

Vaksinimi i gazetarëve/ Reagon UGSH: Është një çështje me interes jetik

Aktualitet

Vaksinimi i gazetarëve/ Reagon UGSH: Është një çështje me interes jetik

Publikuar

-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku përshëndet vendimin e Komitetit Kombetar të Vaksinimit dhe të Ministrise së Shëndetësisë, për fillimin e vaksinimit të gazetarëve të terrenit dhe operatorëve nga dita e sotme.

“Tiranë më 2.04.2021/ Në datën 22 Mars 2021, UGSH paraqiti kërkesën zyrtare në Komitetin e Vaksinimit dhe përfaqësuesit tanë komunikuan me Ministren Manastirliu për të insistuar në nevojën e vaksinimit të gazetarëve të terrenit. Në kushtet e fillimit të vaksinimit masiv, falenderojmë autoritetet shëndetësore për gatishmërinë e treguar dhe konsideratën ndaj shqetësimeve të paraqitura prej komunitetit tonë. Sikurse e kemi theksuar dhe gjatë komunikimeve publike, gazetarët janë një nga komunitetet profesionale më të prekura prej pandemisë dhe kjo është faktuar tragjikisht nga humbja e jetës së shumë kolegëve të nderuar gjatë muajve të shkuar. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në lidhje me fushatën e vaksinimit, e cila është një çështje me interes jetik për gazetarët shqiptarë.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”- thuhet në deklaratë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.



Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Foto-Protesta në përkrahje të Klodiana Lalës/ Për kë bien këto plumba

LEXO EDHE:  “Kuksianët në Kosovë me pasaportë vaksinimi”/ Mjeku: Të aplikohet edhe në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati/ Balla thirrje të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë thirrje që të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore nga tokat përgjatë lumit Shkumbin.

Ky paralajmërim vjen si arsye se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta.

Ministria e mbrojtjes bëri me dije se lumi Shkumbin në Malasej ka përmbytur 1 hektar tokë bujqësore, si pasojë e reshjeve të cilat vijojnë me intensitet të lartë.



Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës dhe është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë bujqësore shqiptare.

LEXO EDHE:  Surprizon gazetarja shqiptare: Unë si JLO, kam të dashurin 7 vjet më të vogël se vetja

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës

“PapërElbasan Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE