Connect with Us

“Talent 28 vjeç?! U plakëm”, batuta mes lojtarëve të Kombëtares

Kombëtare

“Talent 28 vjeç?! U plakëm”, batuta mes lojtarëve të Kombëtares

Publikuar

-

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj gjeti rrugën e rrjetës me fanellën kuqezi ditën e mërkurë, teksa shënoi në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos, e cila u mbyll 2-0 në favor të kuqezinjve.

Pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar postoi një foto nga festimi i golit të shënuar, teksa e shoqëroi me shkrimin: “S’ka gjë më të bukur se ta mbyllësh me fitore”. Të shumta ishin komentet e lojtarëve të Kombëtares në postimin e Manajt, teksa vëmendjen e të gjithëve e kanë tërhequr batutat mes Manaj dhe Lorenc Trashit.

Ky i fundit e komplimentin sulmuesin për lojën e bërë, ndërsa Manaj ia kthen duke i shkruar: “Talent”. Nuk mungon as përgjigja e Trashit i cili ia kthen me shaka: “Çfarë talenti 28 vjeç?! U plakëm! Talent është Myto Uzuni.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tifozi i kërkon t’i lërë vendin Canës ose Tares, Duka: Jo gjithmonë plotësohen dëshirat

Publikuar

-

Nga

Jo gjithmonë postimet e ndryshme në rrjetet sociale shoqërohen me komente pozitive. Ka edhe nga ata që kritikojnë, madje edhe nga ata që të thonë se duhet të hapësh krahun dhe të vijë një tjetër në vendin tënd. Kështu i ka ndodhur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ka shkëmbyer batuta me një ndjekës të tijin që i thoshte se vendin e tij duhet ta zërë një ikonë si Cana ose Tare.

Komentuesi: Zoti Duka ka ardhur koha që vendin tënd ta marrë një ikonë si Cana ose si Tare. Ata janë të aftë dhe të dashur për mbarë tifozët shqiptarë… Kështu do të kujtohesh gjithmonë për mirë nëse ia lë vendin atij që e meriton. Ndryshe do të jesh gjithmonë me petkun e diktatorit derisa të jesh në detyrë.

Duka: Do ta kem parasysh këshillën tënde, por duhet ta ndash mendjen, kë nga këta të dy mendon ti?…

Komentuesi: Ti mund të ironizosh, se po të ishte për mua do të zgjidhja që të ikje ti. Edhe jam i sigurt se të dy do të bënin shumë herë më shumë se sa ke bërë zotrote.

Duka: Jo gjithmonë të plotësohen dëshirat, edhe unë do të dëshiroja të mos më shkruaje ti.

Komentuesi: Nuk të shkruaj më se të preka në tela më duket…

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rey Manaj bën bashkë flamurin shqiptar me stemën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar formën fantastike te Barcelona B pasi ka shënuar 9 gola dhe kryeson listën e golashënuesëve. Më mirë se sulmuesi shqiptar nuk ka mundur të bëjë as Collado që cilësohet si Lionel Mesi i ri i katalanasve.

Së fundmi Manaj ka treguar paraqitjen e re sa i përket mbrojtëseve të tij. Dizenjimi është vërtet interesant teksa te njëra prej tyre është me fanellën e Kombëtares dhe flamurin e Shqipërisë, ndërsa te tjera i veshur me ngjyrat e katalanasve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Publikohet renditje e re e FIFA-s/ Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, teksa mbetemi në vendin e 66-të, siç ishim më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor. Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.

E kundërta ndodh me Kosovën, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me 3 vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të.

Për sa i përket vendeve të para, 6 vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Italia për shkak të rezultateve shumë të mira, është ngjitur me 3 pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 7-të.

LEXO TE PLOTE