Connect with Us

“Shqiptarët janë dembelë”/ Shehi ironizon deklaratën e Ramës: Shikon pleqtë te kafja e lagjes

Politikë

“Shqiptarët janë dembelë”/ Shehi ironizon deklaratën e Ramës: Shikon pleqtë te kafja e lagjes

Publikuar

-

“Shqiptarët janë demobelë”/ Shehi ironizon deklaratën e Ramës: Shikon pleqtë te kafja e lagjes

Kreu i LZHK Dashamir Shehi për shkak të situatës pandemike e ka zhvendosur fushatën elektorale online. Përmes rrjetit të tij Facebook, Shehi çdo mbrëmje komunikon me qytetarët dhe shpreh shqetësimin e tij ndaj qeverisë.

Aleati i PD ka komentuar deklaratat e kryeministit Edi Rama, i cili u shpreh se shqiptarët janë dembelë dhe se do të vijnë forca punëtore nga Bangladeshi.

Shehi doli kundër këtyre deklaratave, duke theksuar se qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë i janë përshtatur kësaj situate dhe se rrugën më të shkurtër për të jetuar kanë gjetur emigracionin.

Kreu i LZHK shtoi më tej, se Shqipëria ka rrogën më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

E kanë humbur shpresën tek tregu i punës. Vetëm vendet e deprimuara ekonomikisht, vendet që nuk kanë entuziazëm për të ardhmen.

Gati 10% e shqiptarëve që mund të punonin sipas mendjes së kryeministrit nuk punojnë. Mirëpo pse nuk punojnë këta njerëz? Kush është ai që nuk do punë? Në rradhë të parë u bë vite që formim profesional nuk ka, investime për të hapur vende të reja pune nuk ka, riformatim të profesioneve të ndryshme nuk ka fare.

Ne i jemi përshtatur kësaj situate, që nëse je i ri merr valixhen dhe ikën nëse je i vjetër dhe nuk ke mundësi të punosh dil te kafja e lagjes dhe e fshatit dhe aty thotë ky zotëria merren me thashetheme. Atë e shqetëson ideja pse marrin në gojë qeverinë dhe ky është halli më i madh i këtij.

Paga mesatare në Shqipëri është 420 euro, paga minimale deri dje ishte 260 mijë lekë tani e kanë bërë 300 mijë lekë, në propozimet elektorale po duan ta bëjnë 300 euro.

Kosova e vogël dhe e varfër e ka rrogën minimale 620 euro, Mali i Zi që ka më të lartën e ka 770 euro”, tha Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.



Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

LEXO EDHE:  Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

LEXO EDHE:  Rama justifikon papunësinë me investimet private/ Irritohen qytetarët: Të punësuarit janë vetëm anëtar partie

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Dylgjeri ironizon Bashën/ Luli, demokratët, Saliu dhe Salianji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh po zhvillon takime me demokratë në çdo qytet, me synimin për të ringritur dhe bashkuar PD.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka ironizuar kryeatrin, Lulzim Basha, duke treguar se koha e tij ka mbaruar dhe se demokratët po i bëjnë daljen, duke u mbledhur rreth Berishës në takimet e tij.

Lul, demokratët sot po mblidhen rreth Saliut e jo rreth Salianjit! Një shprehje e hershme thotë:

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit! Po, ça po bën më aty Lulzim?

Pse po rri kot ? Apo se je në kalë? Lëviz, luaj, se u qelbe.  Demokratët që ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e ti rri akoma në stallë. Demokratët u zgjuan Luli. Demokratët po kërkojnë tjetër Lider. Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh. Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.



LEXO EDHE:  Vokshi flet me shifra/ Zbulon mashtrimin e madh të Ramës për shëndetësinë

LEXO EDHE:  Basha zbulon shkaqet e krizës menjëherë pas takimit me Donald Lu/Kush janë

E presin në rrugë, në salla, në podiume. Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?

Po të firon çdo ditë grupi. Doktori po kuvendon me Partinë, Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

Po të fut ujë gomonja Lul. Se ndjen se të është lagur menderja? Fshatari ynë e maste lagështinë e tokës me bythë kur donte të mbillte grurë, Ti je në ujë e nuk po ndjen gjë!

Heeeeej! O Lul! PD sot po mblidhet rreth Saliut e jo rreth Salianjit. A po thith Ti? Apo kap ça të kapësh?  Zoti të dhashtë”, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Katundi do e nxjerrë djalin nga fisi”/ Si pritet të përjashtohet Basha nga demokratët

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Pas vendimit personal të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, lideri historik i PD, ka nisur takimet në bazë ku ka zhvilluar disa Foltore.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, përmes një postimi ka komentuar situatën në PD ku shkruan: “Nëse ngatërrohen babë e bir, po katundi çfarë faji ka?”

Por ish kreu i FRPD Lisandër Hoxha, i cili ka qenë një zë kritik ndaj Bashës dhe ka mbështetur ish kryeministrin Berisha në çdo Foltore të zhvilluar deri tani ka replikuar duke thënë se demokratët do përzënë Bashën nga PD.

Kur djali e nxjerr babën nga shtëpija, katundi e nxjerr djalin prej fisi. Kështu thotë tradita jonë zakonore”, ka shkruar Hoxha duke iu kundërpërgjigjur kështu Çollakut.



Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi gjithashtu ka replikuar në postimin e Çollakut, duke shkruar:

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

Unë të di më të mençur dhe më dinjitoz, por nëse don të vij unë pas kësaj kinse alegorie:

Fshati kërkon të dëgjohet dhe të vendosë, fshati e jo agai se (1) i dha votën të heqë Ramën e Ballukun jo ti votojë ato dhe të heqë Agron Shehaj, Berishën, Flamur Nokën e Oerd Bylykbashin; (2) fshati i dha mbështetje e para pafund por agai po injoron fshatin & forumet; (3) agai po shkel në mënyrë të përsëritur statutin dhe rregullat e lojës se po merr njerëz pa qenë fare anëtarë të fshatit e i cakton në Kryesi ndërkohë që sipas statutit nuk lejohet as të bëhen kryetar seksioni nëse nuk kanë të paktën 6 muaj anëtarësi. Fshati don të flasë e po zien, agai thotë nuk pyes për fshatin se mendon pazarin e rradhës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE