Connect with Us

PS ankimoi vendimin e për fletën e votimit/ Caktohet relatori i çështjes

Politikë

PS ankimoi vendimin e për fletën e votimit/ Caktohet relatori i çështjes

Publikuar

-

Partia Socialiste ankimoi ditën e djeshme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e komisionerit shtetëror, Ilirjan Celibashi, për fletën e votimit.

Mësohet se relator për çështjen është caktuar Koli Bele.

Partia Socialiste kërkon vendosjen e numrit të kandidatëve në fletë dhe jo emrat e tyre. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi dje fletën e votimit me emrat e plotë të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me Komisionin për Reformën Zgjedhore/ Fabian Topollaj zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me Komisionin për Reformën Zgjedhore/ Fabian Topollaj zbulon prapaskenat

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE