LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia kreh zonën në Dibër, Bulqizë dhe Mat/ Arrestohen 5 persona, 4 të tjerë shpallen në kërkim

2 Prill 2021, 09:03, Kronika CNA
Policia kreh zonën në Dibër, Bulqizë dhe Mat/ Arrestohen 5

Forcat e policisë në kuadër të kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ka kryer një operacion në Dibër Bulqizë dhe Mat për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri pa leje.

Sipas forcave blu në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjitashtu në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë goditet në Maqellarë, një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika) dhe dy makineta të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Gj., 54 vjeç, banues në Maqellarë, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë operacionit Policor të koduar “Gjoçaj”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim B. P., 35 vjeç, banues në Gjoçaj, Mat. Ky shtetas është shpallur në kërkim në vitin 2020, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T./CNA.al

Lajmet e fundit nga