LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkarkimit nga Vettingu/ Besnik Muçi padit ONM dhe Presidentin në Gjykatën e Lartë

2 Prill 2021, 12:12, Aktualitet CNA
Pas shkarkimit nga Vettingu/ Besnik Muçi padit ONM dhe Presidentin

Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i cili u shkarkua nga Vettingu ka paditur në Gjykatën e Lartë, Kuvendin, Avokatin e Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Presidentin e Republikës.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, njofton se  në datën 25.03.2021 ka marrë  në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me Nr. 31003-00131-00-2021, me Palë paditëse: Besnik Muçi, Palë të paditur: Kuvendi i Republikës dhe Persona të tretë: Avokati i Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Presidenti i Republikës.

Në këtë gjykim, janë trajtuar çështje me rëndësi për praktikën gjyqësore lidhur me shtrirjen e juridiksionit gjyqësor shqiptar ndaj Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe në lidhje me përcaktimin e juridiksionit gjyqësor, në rastet kur paditësi kundërshton vendimin e Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur në institucionet e rivlerësimit.

Por, sipas GJL, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përfshihet në kategorinë e atyre subjekteve që janë të përjashtuar nga juridiksioni territorial i brendshëm gjyqësor, për sa kohë është një organ i huaj, i thirrur drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta, si dhe pas ftesës së Këshillit të Ministrave, me qëllim monitorimin dhe mbikëqyrjen e procesit të rivlerësimit.

Në rastin objekt gjykimi, vlerësohet se gjykata nuk ka respektuar drejtë dispozitat procedurale që kanë të bëjnë me kuptimin e nenit 9 ?Kundërshtimin e juridiksionit? dhe në veçanti, me nenin 39 ?Vendimet jopërfundimtare? të Ligjit nr. 49/2012, që lidhet me evidentimin e rasteve kur nuk plotësohen kushtet formale të padisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga