Connect with Us

Masakra e 2 Prillit në Shkodër/ Topalli: Pas 3 dekadash, jemi larg ëndrrës së tyre

Aktualitet

Masakra e 2 Prillit në Shkodër/ Topalli: Pas 3 dekadash, jemi larg ëndrrës së tyre

Publikuar

-

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot 30-vjetorin e Masakrës së 2 prillit.

Topalli , së bashku me kandidatët Lëvizjes për Ndryshim vendosën kurora me lule tek lapidari i Martirëve.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se akoma sot pas 3 dekadash po jetohet një moment ku shpresa është larguar dhe ku nuk ka një qeveri dhe opozitë.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Grabitet një kazino në qëndër të qytetit

“Pas 3 dekadash jemi larg ëndrrës së tyre”, tha Jozefina Topalli ndërsa shtoi se vendi sot ka nevojë më shume se kurrë për ndryshim dhe “këtë nuk e bën as Lulzim Basha, as Rama, as Meta , as Monika Kryemadhi”, tha Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Vendi i lënë bosh/ Rama zgjedh pasuesin e Valdrin Pjetrit

LEXO EDHE:  I gjenden 2 armë zjarri dhe fishekë në shtëpi/ Arrestohet 24 vjeçari

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Publikuar

-

Nga

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka dalë me deklarata kontradiktore, ku nda njëra anë dekla5ron se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tij janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe nga ana tjetër pranon se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Por për ish nënkryetarin e FRPD Lisandër Hoxha, Basha është personi që ka mbyllur rrugën për çdo debat të brendshëm që në muajin qershor të vitit të kaluar. Si një nga mbështetësit e opozitës pas djegies së mandateve dhe mbajtjes së protestave, Hoxha tregon kushtin e vetëm se kur do të tërhiqet nga qëndrimet kritike.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al ish nënkryetari i FRPD-së tha se nëse Basha nuk do të hyjë në Parlament dhe do të kërkoj rivotim në rang kombëtar, atëherë ai do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Nëse Lulzim Basha deklaron qartë se nuk e njeh Parlamentin e ri dhe kërkon rivotim në rang vendi unë do të tërhiqem nga çdo qendrim kritik që kam mbajtur deri më sot dhe do i bashkohem protestave të opozitës. Nëse nuk e thotë këtë gjë, por bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, ju siguroj se demokratët nuk janë budallenj dhe nuk hanë bar për Lulzim Bashën.

E gjitha kjo që po ndodh është një tentativë për të bërë fushatë personale sikur ky është i vetmi njeri mbi dhe që zgjohet dhe fle me interesin tonë publik në mendje. Ai ka mbyllur çdo mundësi debati të brendshëm sepse ka që në Qershorin e 2020 që nuk mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike! Ka që në Gusht që nuk mbledh Këshillin Kombëtar”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Vendi i lënë bosh/ Rama zgjedh pasuesin e Valdrin Pjetrit

LEXO EDHE:  Detaje-Foto-Bojkot total/ Braktisja e madhe e Shkodrës për Lulin

Ish nënkryetari i FRPD deklaroi më tej se Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë, ndërsa ngriti pyetjen nëse duhet të mbahet akoma Basha apo duhet një alternativë e re fituese.

Kë po degjon Lulzim Basha nëpër takime kur vetëm ai flet? Këto deklarata të mijat, tek disa demokratë dhe aktivistë me të cilët ndamë llogoren dhe cigaren e fundit në protestat e opozitës mund të mos i pelqejnë, por unë jam nga ata që flas troç. Kjo sepse besoj më shumë një të vërtetë të hidhur, se një shpresë të rreme.

Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë. Përveç emrave publik, janë me qindra titullar lokal strukturash që kanë braktisur detyrat. Vetëm mbrëme jam informuar për dy dorëheqje të rëndësishme në një nga degët më të mëdha të Tiranës. Përballë shkatërrimit të Partisë Demokratike, a duhet të zgjedhim Bashën, apo një strategji të re dhe fituese? Kësaj dileme do i pergjigjen të gjithë demokratët me votë në zgjedhjet e reja për Kryetar të PDSH”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Publikuar

-

Nga

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia në ndjekje të “Audit” të zi

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia në ndjekje të “Audit” të zi

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë./REL

LEXO TE PLOTE