LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra e 2 prillit/ E bija e Nazmi Kryeziut krah Topallit

2 Prill 2021, 13:07, Politikë CNA
Masakra e 2 prillit/ E bija e Nazmi Kryeziut krah Topallit

Në memorialin e 2 Prillit, familjarë dhe figura të ndryshme të politikës kanë nderuar katër dëshmorët e demokracisë.

Vajza e një prej dëshmorëve të 2 prillit, Nazmi Kryeziut, Adea Kryeziu është shafqur krah drejtueses së Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli.

Adela Kryeziuka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit pavarësisht binjes politike.

Kujtojmë se më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Lajmet e fundit nga