LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu: Nga sot nis vaksinimi i gazetarëve

2 Prill 2021, 11:01, Aktualitet CNA
Manastirliu: Nga sot nis vaksinimi i gazetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga sot do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit. Gazetarët do të vaksinohen në Sheshin ?Skënderbej? nga ora 15:00

Edhe kryeministri, Edi Rama ka pohuar se nga nesër do të nisë vaksinimi edhe për efektivët e policisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë ka nisur vaksinimi i të moshuarëve +70 vjeç. Manastirliu është shprehur se deri më tani janë kryer 100 mijë vaksinime të grupmoshave mbi 70 vjeç / CNA.al

 

Lajmet e fundit nga