Connect with Us

LSI nuk mbështetet nga qytetarët/ Mëhilli: Nuk është më parti pragmatiste, s’ka pushtet

Politikë

LSI nuk mbështetet nga qytetarët/ Mëhilli: Nuk është më parti pragmatiste, s’ka pushtet

Publikuar

-

Pas humbjes së thellë/ Mëhilli: Basha duhet të ndjekë standartin e Berishës

Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka komentuar sondazhet që u publikuan ditën e djeshme nga Euronews Albania, për qarkun e Elbasanit dhe të Fierit, nga ku dilte që PD kishte rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa LSI ulje duke përfunduar në zero mandate.

Për këtë rënie të LSI, Mëhilli shprehet se ka ardhur si rezultat i mospasjes së pushtetit, në krahasim me vitet 2013-2017, duke theksuar se rënie të ndjeshme do të ketë edhe në qarkun e Tiranës, ku mund të marrë vetëm dy mandate.

Për eksperten e komunikimit, rënia e mandateve të LSI mund të jenë në favor të PD për të siguruar një rezultat më të mirë se ai i zgjedhjeve të kaluara.

Sondazhi kishte të bënte dhe me Elbasanin dhe me Fierin dhe zonja Kryemadhi kandidon tek të dyja këto qarqe. LSI ka pasur 2 mandate në Elbasan dhe dy në Fier në vitin 2017. Lënia e LSI ka të bëjë me atë që iu thashë edhe herën që shkoi, pra LSI nuk është më në kushte pragmatizmi, pra nuk shihet më si një parti në pushtet siç ka qenë në vitin 2013 dhe 2017. Kjo shpjegon një farë rënie, plus edhe ikjen e faktorëve.

PD ka pësuar një rritje në Elbasan me gati 10%, ku nga 3 deputetë që ka marrë në zgjedhjet e 2017 tani mund të marrë edhe 6 mandate. PD në ditën e saj më të mirë ka pasur rezultat 7 me 7 me PS në vitin 2009 dhe nuk është çudi që edhe ta kapin mandatin e 7 nëse LSI nuk arrin të kapë asnjë mandat.

Rënia e LSI që nga dy mandate të përfundojë në zero në të dyja këto qarqe, por edhe për Tiranën, ku nga 5 mandate që kishte në 2017 sipas sondazhit del me dy mandate tregon që do ketë një rënie në të gjitha qarqet”, tha Mëhilli për “Euronews Albania”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Afera korruptive e inceneratorëve/ LSI: SPAK nuk ka lëvizuar as gishtin për ta hetuar

LEXO EDHE:  Afera korruptive e inceneratorëve/ LSI: SPAK nuk ka lëvizuar as gishtin për ta hetuar

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dje dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.

Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

LEXO EDHE:  Koalicioni PD-LSI/ Basha tregon çfarë i bëri bashkë

LEXO EDHE:  Rivalitet mes PD dhe LSI?/ Duma: Sistemi imponon edhe luftën për votat

Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.

Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.

Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.

Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.

Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.

Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi nxjerr skandalin/ Si kandidati i PS ndërton pa leje në mes të Tiranës

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi nxjerr skandalin/ Si kandidati i PS ndërton pa leje në mes të Tiranës

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE