Connect with Us

“Këta na kanë çarë t….”/ Murrizi s’mban më: Servilët i tremben fletës së votimit me emër

Politikë

“Këta na kanë çarë t….”/ Murrizi s’mban më: Servilët i tremben fletës së votimit me emër

Publikuar

-

Votat e pavlefshme/ Murrizi paralajmëron padi në SPAK: Kjo ishte marrëveshja e pisët e 5 qershorit

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi thotë se fleta e votimit duhet të jetë më emër dhe jo me numër. Sipas tij, Rama dhe Basha kanë filluar t’i tremben votës dhe garës brenda partisë.

“Hajdutet e parave publike, njerez te piste vemjet dhe sevilet e kryetareve i tremben fletes se votimit me emer. Fleta e votimit duhet te jete me emer dhe jo me numer. Shqiptaret te pakten duhet tua shohin emrin atij apo asaj qe do ti besojne voten, se surratin kane qysh ne vitin 2009 qe nuk jua shohin me pas votimeve. Rame dhe Basha kane filluar ti tremben votes dhe gares brenda partise. Qe te dy kane kerkuar kandidateve te tyre qe te mos kerkojne vote per veten e tyre por te kerkojne vetem per partine, pra e thene mdryshe 152 kandidate per deputet te PS te kerkojne vote per Ramen dhe 152 te PD te kerkojne vote per Bashen”, shkruan Murrizi.

Më tej ai shpjegoi se pakanë frikë nga gara Brenda vetes.

“Këta na kane çare t…… qe kane mender “ demokraci” te brendeshme brenda partive. Ku ka me mire se GARA mes vetes perballe votes se QYTETAREVE??? Sejcili te vij ne Kuvend sipas votave qe do te mare nga Votuesit Shqiptare Ku jane keta qe u tallen me nismen dhe kembenguljen Time dhe te 5-6 kolegeve te mi per te arritur kete kod zgjedhor??? Ftoj lehesit e studiove te belbezojne tani a jane te hapura listat apo jo?? Po mire Rama qe mendon se i ka ne rresht dhe ushtare te tij 152 kandidatet rilindas ne liste dhe ju jep urdhera qe te punojne vetem per Ramen. Po Basha si mund te urdheroj Berishen qe te mbledhi vota per te???? Po Mediun, Shehun, Duken, Idrizin, Dulen, Ndoken dhe kandidatet e tyre si mund ti urdheroj qe te mos kerkojne vote per veten kur subjektet e tyre politike identifikohen ne keto zgjedhje vetem me votat qe marin kandidatet e tyre??”, shkruan më tej Murrizi.

Ai thekson se të tre kryetarët e tre tufave të hajdutëve nuk e kanë dashur dhe nuk e duan kurrë votën e emigrantëve.

LEXO EDHE:  Rama në krah të Pacollit në Thumanë/ Sot nis ndërtimi i pallateve të reja

“Pse kane kaq frike nga VOTA E QYTETAREVE???? Pa le kur i degjoj kur thone qe duan voten e EMOGRANTEVE qe me vjen tu bej ne koke ate qe nuk thuhet. Te tre kryetaret e tre tufave te hajduteve ( ps pd lsi) nuk e kane dashur dhe nuk e duan kurre VOTEN E EMIGRANTEVE, por kane lehur dhe lehin kot si “ qen” kazanesh sikur e duan. Partia Levizja Demokratike Shqiptare ka gare te hapur mes 153 kandidateve ne 12 Qarqe te Shqiperise.

Sejcili eshte ne fushate per te kerkuar vote per P L D SH dhe per VETEN e tij apo saj. Kush mer 1 vote me shume mer mandatin ne çdo qark qe pldsh do te mar mandate. Kush mer 1 vote me shume do te jete kryetar i pldsh pas dates 25 prill. Demokracia fillon dhe mbaron tek vota e qytetareve. Mashtrimet, programet, denglat per ngritje rrogash, pensionesh, ulje taksash, per rruge uje drita punesim mireqenie, per lufte krimit dhe korrupsionit etj kane 30 vjet rresht qe ne 10 pale zgjedhje Shqiptaret i degjojne 30 dite ne çdo fushate nga 5 palaço te klases politike Shqiptare. Me 25 prill shqiptaret duhet te votojne kundra atyre qe jane tallur dhe kane vjedhur prej 30 vitesh Shqiperine”, shkruan Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braçe “buzë greminës”/ Divjaka ndëshkon zv.kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Deputeti socialist, njëkohësisht zëvendëskryeministri Erion Braçe  ka pretenduar gjithmonë se ka sjellë ndryshime të dukshme në Divajkë.

Por sa të kënqur kanë qenë banorët e Divjakës nga ‘puna e madhe’ që Braçe mendon se ka bërë. Qytetarët i janë drejtuar kutisë së votimit në 25 prill, por ajo qe bie ne sy është rezultati i ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas KQZ, në Bashkinë e Divjakës janë 18 891 vota të vlefshme nga të cilat PS ka marrë 9700, PD 7400 dhe LSI 1110 vota. Ndërkohë nga ana tjetër po të shohim rezultatin e vitit 2017, në Divjakë votuan 20 mijë persona, gati 1 mijë vota më shumë.

Në atë kohë PS arriti të siguronte 13 mije vota, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit, Erion Braçes i kanë ikur mbi 3300 vota në Bashkinë e Divajkës.

Në 2017, PD ka marrë 4700 vota dhe në 2021 ka 7400, një rritje me gati 60% e PD-së megjithse përballe kishte zv.kryeministrin Braçe që çdo ditë flet për pune e punë, por thesi i votave mbeti bosh.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet tronditëse/ Qeveria e përfshirë në grabitjen në Rinas

LEXO EDHE:  “E kam kursyer për hir të kombit”/ Haradinaj paralajmëron Ramën

Kuptohet që Braçe shpall fitoren me diferencën e votave PS –PD, por elektoralisht ka një rënie drastike, gati me të fortën në të gjithë vendin.

Direfrenca PS-PD ka qene 8300 vota tani ka shkuar në 2300 vota. Ky është një rezultat jo vetëm zhgënjyes për Erion Braçen që mban postin e zv.kryeministrit, por edhe për vetë Edi Ramën që ka përqendruar fondet dhe investimet e medha në një bashki me 20 mijë votues ku rezultati del si “rruar qethur” dhe PS pëson një renie 30% ndërsa PD rritet me 60 %./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mblidhet KAS/ Shqyrtohen kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Ankimimet e PD dhe LSI/ KAS hedh shortin, zgjidhen relatorët

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i KAS ku u diskutuan akimimet e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu paraqiti kërkesat e selisë blu për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

“Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore”, u shpreh Logu.

LEXO EDHE:  Qesharaku Aleksandër Biberaj!

LEXO EDHE:  “Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon ofertën e Ramës

Demokratët nuk do të kontestojnë rezultatin për Kukës, Dibrën dhe Lezhën, qarqe ku PD pati epërsi mbi Partinë Socialiste. Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjitha kauzat e nisura i ka lënë në mes.

Ai ka dështuar t’i çojë deri në fund dhe sërish del e flet për angazhime të mëtejshme, në vend që të kishte liruar karrigen e kreut të PD-së.

Nuk mund ta kenë gjithmonë fajin ata që fitojnë, kundërshtarët apo rivalët, kur Basha ka treguar se nuk kapacitet për t’i dërguar kauzat deri në fund.

Nuk do të kthehemi shumë kohë pas, por do ta nisim nga viti 2019,  kohë kur dogji mandatet, për të vijuar më tej me kauzat e tjera.

Djegia e mandateve

Në Shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori nismën për djegien e mandateve.

Pas këtij vendimi Basha tha, se Parlamenti, në të cilin bënin pjesë, para djegies së mandateve, ka dalë nga  votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.

Ndaj, Basha i mbështetur edhe nga aleatët kërkonte një Qeveri tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar ne po japim”, deklaronte Basha në vitin 2019

Ndër të tjera, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaronte se me djegien e mandateve do të digjte Qeverinë, por në fakt dogji veten dhe Opozitën.

Pasi djegia e mandateve nuk e ndihmoi PD dhe Opozitën që të ndryshonin pozicion, madje ata dolën jashtë loje edhe si Opozitë, pasi në Parlament u formua një Opozitë e re Parlamentare.

Protestat

Pas djegies së mandateve, Lulzim Basha nisi protestat me moton “Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft”.

Basha është shprehur në atë kohë, se Opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Protestat nisën në Tiranë dhe u zhvendosën edhe në rrethe.

Në këtë vazhdë u organizuan 12 protesta, ku në të gjitha Lulzim Basha shkonte më vonë, se orari i caktuar dhe pasi trashte zërin dhe fliste për rrëzim të kryeministrit Edi Rama, përfundonte duke kënduar himin dhe duke u bërë objekt memesh dhe talljesh.

Pra, edhe protestat nuk i shërbyen për asgjë. Kështu që Basha ndaloi dhe i la në mes kauzat dhe demokratët, për të gjetur një tjetër justifikim për dështimin e tij.

Në këto kushte, u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor 2019, ndërkohë që Basha, vazhdonte avazin e tjetër, se do të rrëzonte Qeverinë Rama.

Zgjedhjet vendore 2019

Kur data e zgjedhjeve vendore ishte caktuar, pavarësisht lojëra të Presidentit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehej. se nuk do kishte zgjedhje vendore me 30 qershor. sepse ato do të shtyheshin.

 Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë”, deklaronte Basha.

LEXO EDHE:  “Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon ofertën e Ramës

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet tronditëse/ Qeveria e përfshirë në grabitjen në Rinas

Ndër të tjera ai deklaronte se gjithçka kishte arritur në një pikë pa kthim.

Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita”, shprehej Basha.

Por, zgjedhjet u bënë, në përgjithësi ishin të qeta dhe Basha përfundoi jashtë politike edhe në pushtetin vendor.

Basha, dështoi të mbante premtimet, ku thoshte se s’ka kthim pas, se zgjedhjet nuk do të bëheshin e të tjera si këto.

Sot e kësaj ditë pushteti vendor, është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe Basha e ka harruar këtë gjë dhe nuk flet më për të.

Tashmë ka nisur një tjetër kauzë, që pritet të ketë fatin e kauzave të tjera, pasi kjo e fundit është më abstraktja nga të gjitha, pasi flet për luftë e beteja, ndërsa vjen nga humbje të njëpasnjëshme.

“Lufta” e Bashës

Pas humbjes në zgjedhjet 25 Prillit 2021, kreu i PD-së Lulzim Basha,  ka dalë me një tjetër kauzë që është qesharake në fakt.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, u shpreh Lulzim Basha me 27 Prill, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ku PD arriti të merrte 59 mandate, përkundrejt PS që mori 74 mandate.

Kjo deklaratë, e ktheu Bashën, objekt memesh dhe humori.

Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Basha pas 25 Prillit dhe që ai i konsideron si luftë apo betejë, s’janë gjë tjetër veçse veprime për të justifikuar humbjen dhe dështimin e tij.

Basha, pasi vlerësoi procesin zgjedhorë, doli dhe tha, se ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Dhe këto që ai i quan prova ia la në dorë një studenti masteri si Marash Logu, për të mbrojtur PD në KAS.

E gjitha kjo tregon, se Basha e di që rezultati nuk ndryshohet më, por po bën të gjitha përpjekjet që të justifikohet, ndërkohë që sa vijnë e shtohen zërat për largimin e tij si nga brenda dhe jashtë PD-së.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet duke filluar që nga njerëzit më të afërt të tij, edhe pse një pjesë po mbahen të fshehtë, Basha ka nisur turin nëpër rrethe, duke e cilësuar si betejë.

Edhe turin në rrethe nga ana tjetër përpiqet ta manipulojë, duke organizuar takime me përkrahësit e tij të ngushtë me regjistrim, për të nxjerrë më pas në publik, pjesët që nuk e cënojnë atë.

Pra edhe kauza që ai e quan luftë apo betejë është e dështuar, përtej çdo veprimi që bën ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE