Connect with Us

Ish ministri apel qytetarëve/ Do të ishte katastrofë nëse Rama do konfirmohej në pushtet

Politikë

Ish ministri apel qytetarëve/ Do të ishte katastrofë nëse Rama do konfirmohej në pushtet

Publikuar

-

Ish ministri apel qytetarëve/ Do të ishte katastrofë nëse Rama do konfirmohej në pushtet

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka renditur disa nga pasojat nëse Edi Rama do të rizgjidhet sërish kryeministër.

Manjani është shprehur se, konfirmimi i tij në pushtet do të ishte katastrofë politke, demokratike, ekonomike dhe shtetërore.

Më pas ai rendit disa nga pasojat që mund të vijnë nëse Rama vijon të jetë në pushtet duke iu bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes me votën.

Nëse…

*****

Nuk besoj se do ndodhë, por dua të them se po ndodhi, pra që Edi Rama të konfirmohet në pushtet pas këtyre zgjedhjeve, e konsideroj skenarin më të keq të mundshëm.

Konfirmimi i Tij në pushtet, në kushtet kur ska lënë gjë pa bërë dhe tani në fund shfaqet si gomar që shet vaksina pasi ka terrorizuar njerëzit me të drejtën e tyre për të jetuar, do ishte katastrofë politike, demokratike, ekonomike e shtetërore.

Ja disa pasoja që mund të vinin nga qelbja në pushtet i këtij njeriu (që e quan veten gomar):

1-Opozita politike shkërmoqet në kuptimin organizativ dhe politik. Ideja e të bërit opozitë merr goditje fatale. Mund të rrigrupohen disa opozitarë të mbetur në parti të pa rëndësishme elektorale, aspak frymëzuese dhe shumë larg kërcëniese për supër pushtetin e Ramës.

2-Rama merr super xhiro të frikshme sepse merr një pushtet kur ska lënë gjë pa i bërë këtij mileti dhe ky i fundit e voton prap. Super legjitim për tu sjellë si baba që ja bën nënën këtij vendi.

3-Parlamenti vijon i katandosur keq e më keq pasi deputetët fillojnë tç shiten e blihen nga Rama sipas hallit të ditës. Shihni parlamentin e sotëm për referencë.

4-Sistemi politik në vend merr pamje Ruso-Trurke. Të drejtat dhe liritë themelore janë subjekt i vendmimarrjes abuzive të sundimtarit.

5-Për pasojë Europa dhe demokracia do na ngjajnë gjithnjë e më shumë si iluzione. Si një endërr që e jetuam përkohësisht.

6-Ata të partive të tjera që i shërbyen Edi Ramës në këtë gormallëk elektoral, do ta hanë si armiq të pagdhendur. Do përfundojnë si lëkura limoni të shtrydhur. Disa madje mund të shërbejnë edhe si raste model të dënimit nga SPAK. Kështu kalon dhe kriza e reformës në drejtësi…

7-Bisnesmenët që sot i shkojnë nga pas do fillojnë të ndjehen të larguar, të përdorur dhe më në fund të dëmtuar sepse nuk ka e ska për të patur më plaçkë elekktorale të mjaftueshme për të ndarë.

Mjer kur ka prerë fatura për shërbime publike që ka fituar me tendera apo koncensione!

8-Zgjedhjet e lira marrin fund si koncept. Do ketë vetëm votime formale sepse fitues do jetë gjithmonë Ai… Kujtoj se në votimet e ardhshme opozita nuk ka më asnjë rol për të luajtur në menaxhim zgjedhor. Komisionet zgjedhore i bën qeveria me të punësuarit në shtet…

9-Për shtet të paasnshëm as që bëhet fjalë. Do ketë vetëm pushtet ekstrem e absolut që do ti shërbejë vetëm atyre që e duan, që s’hapin gojë, që s’kanë veshë apo që nuk shohin…

Këto pasoja shoh. Nuk janë fantazi, por realitete që i kemi kaluar më parë dhe shoqëri të tjera i kanë përjetuar dhe i përjetojnë. Turqia është rasti më i freskët i këtyre 30 viteve të fundit…

Ndaj them se mbajtja në pushtet deri në qelbje të një njeriu,  në shoqëri si e jona është skenari më i keq edhe për ata që kontribojnë për ta mbajtur.

Askush të mos ketë iluzion se e ka mirë me Të, sepse e ka mbështetur në gormarrllëqe. Ai djallëzisht hiqet si gomar, që të legjitimojë veten nesër të gjuajë me shqelm ata që i shkojnë pas. Fiks si gomari…!

Ndaj kujdes me atë votë. Është vendimtare këtë herë.

Fshehja pas “paaftësisë së Lulit” nuk  ndihmon. Luli, megjithë të metat e tij, nuk na ngushëllon dot, aq më pak të justifikojë zgjedhjen e gabuar për vendin.

Ndryshimi i pushtetit është e mirë për të gjithë, pa përjashtim. Edhe për vetë gomarin”, shkruan Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Audioja e drejtoreshës për masat e koronavirusit/ Spahia sulmon Ramën

LEXO EDHE:  Nga Artur Zheji tek Mark Marku/ Rama i sulmon hapur: E bëri vajzën tonë dashnore të ministrit

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të veprojë Partia Demokratike që tani e tutje sipas tij, në mënyrë që të ketë një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Kikia tha për PD-në se duhet të dalë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme, si edhe të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative e cila do të jetë e aftë për t’u përballur me Partinë Socialiste.

“Nëse ne themi se PS duhet mundur me frymë, unë mendoj se PD në këto zgjedhje, më shumë kishte frymë se sa kishte kalkulime konkrete. Duhet një PD që të zbresë në terren që tani për zgjedhjet e ardhshme dhe jo dy muaj para zgjedhjeve. PD-ja duhet të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative që të përballet me PS-në”, u shpreh z. Kikia.

“PD-ja duhet të zbresë në terren dhe të organizojë zgjedhjet e ardhshme dhe të mos ecë me idenë se na ka ardhur radha dhe do të dalim dy muaj para”, shtoi ai.

Mentor Kikia tha se në Shqipëri pritet që Partia Demokratike të jetë një model i demokracisë, mirëpo sipas z. Kikia në një vend ku sipas tij demokracia nuk është ende në nivelin e duhur, një parti nuk mund të përbëjë model të demokracisë.

LEXO EDHE:  Berisha këshillon Ramën/”Mbathja një minutë e më parë”

LEXO EDHE:  Berisha këshillon Ramën/"Mbathja një minutë e më parë"

“Po i kërkojmë PD-së që të jetë shkolla e demokracisë në Evropë. Unë mendoj që përpara se të jetë modeli i demokracisë, ku ta gjejmë të jetë, por s’mund të jetë një parti e veçantë modeli i demokracisë, në një shoqëri ku demokracia është shumë çalamane”, tha Mentor Kikia.

Sipas z. Kikia, PD-ja duhet të pranojë humbjen pasi rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, por megjithatë duhet ta çojë deri në fund procesin e kallëzimeve, në mënyrë që të vendoset drejtësi.

“Nuk ka çfarë t’i pranojë më humbjes, humbja ka mbaruar. Procesi i kallëzimeve dhe i ndjekjeve duhet të vazhdojë deri në votën e fundit dhe kjo nuk ka pikë dyshime. Thjesht do të bëhet drejtësi, nëse do të bëhet ai rezultat zgjedhjesh nuk do të  tjetërsohet”, u shpreh z. Kikia./euronews

LEXO TE PLOTE