Connect with Us

Gjithmonë e rezervuar/ Arbana Osmani prezanton Diellin me fansat

Showbizz

Gjithmonë e rezervuar/ Arbana Osmani prezanton Diellin me fansat

Publikuar

-

Moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në tetor të 2020. Ajo dhe regjizori Eduart Grishaj u bënë prindër të një vogëlushi që e quajtën  Diell. Arbana është treguar gjithmonë e rezervuar duke mos e treguar nëpër foto fytyrën e vogëlushit.

Mesa duket tashmë ajo ka vendodur që Diellin ta prezantojë me fansat e saj. Moderatorja ka publikuar foton më të ëmbël me Diellin në krahë, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar plotësisht.

Këtë pasdite, me rrezen time të vogël të dritës”, ka shkruar Arbana krahas fotos. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Maluma vjen në Tiranë/ Zbulohet data e koncertit

Publikuar

-

Nga

Koncerti i këngëtarit Maluma në vendin tonë u anulua si pasojë e pandemisë dhe një lajm i mirë vjen për të gjitha fansat e tij. Duke qenë se dhe vendet e Evropës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve dhe Shqipëria do të mbajë koncertin e shumëpritur të Malumës.

Maluma do të jetë në Tiranë në Ditën e Verës, më 14 mars 2022 dhe do të mbahet në sheshin Skendërbej.

Bashkia Tiranë bëri njofton se nuk do të ketë rimbusim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

LEXO EDHE:  Teleskopi më i madh i Evropës kap imazhe mahnitëse të diellit/ Studiuesit zbulojnë njollat në sipërfaqen e tij

LEXO EDHE:  A i urren fotot e shtatzënisë?/ Arbana Osmani zbulon arsyen pse nuk i pëlqen t’i publikojë në rrjetet sociale

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, bëri me dije kompania RedCloud./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Publikuar

-

Nga

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Përplasja mes Aleks Seitajt dhe Rezart Veleshnjas rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ku ky i fundit akuzoi aktorin e Portokallisë se parodinë e tij  nuk duhet ta shikojnë adoleshentët. Ai ngriti pretendime se Alexi është homoseksual.

Shumë personazhe të njohur i dolën në mbrojtje Alexit mes tyre edhe aktori Salsano Rrapi. Ky i fundit ka hedhur thumba për Rezartin.

Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

LEXO EDHE:  Fustani i zi u bë ‘molla e sherrit’ mes aktores dhe fansave

LEXO EDHE:  Nuk ka më vend për dyshime/ Arbana Osmani më në fund pranon lidhjen me regjisorin

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kam rënë në dashuri me një vajzë”/ Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual

Publikuar

-

Nga

“Kam rënë në dashuri me një vajzë”/ Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka pranuar se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën. Në një intervistë për ‘Gay Times’ ajo u shpreh se ka rënë në dashuri me një vajzë në të shkuarën.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese“, theksoi Bebe.

Vitin e kaluar këngëtarja u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha tani po jeton një histori dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin./CNA.al

LEXO TE PLOTE