LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Garantimi i zgjedhjeve të lira është detyra jonë” / Mediu: Unaza e Re është e njohur për presekutimin politik

2 Prill 2021, 14:24, Politikë CNA
“Garantimi i zgjedhjeve të lira është detyra

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë sot në një takim me banorët e Unazës së Re ku ka zhvilluar një takim elektoral. Ai është shprehur se  kjo zonë nuk ka njohur vetëm presekutimin ekonomik, por edhe atë politik.

?Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, dhe ajo se është legale apo s?është legale.

Kjo histori e pafundshme dhe e turpshme e shtetit kundër pronës, kundër të drejtës për të gëzuar pronën dhe për ta vënë atë në shfrytëzim, duhet patjetër të marrë fund.?, u shpreh ai.

Më tej, Mediu, theksoi se procesi i legalizmit të banesave duhet të përfundojë sa më parë dhe rruga sipas tij është largimi i Edi Ramës me votë masive më 25 prill.

?Detyrën e parë e kemi garantimin e zgjedhjeve të lira. Dalja masive në votime është rruga për largimin e Edi Ramës dhe për të shmangur çdo lloj tentative e tij për të manipuluar zgjedhjet.?,u shpreh Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga