Connect with Us

Ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia/ Si e “shpëtoi” rritjen, pastrimi i parave

Ekonomi

Ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia/ Si e “shpëtoi” rritjen, pastrimi i parave

Publikuar

-

Sfidat e ekonomisë shqiptare

Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmbys gati të gjithë sektorët në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Rënia prej 3.31% ishte shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi -7% dhe të vetëvlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Por, nga erdhi kjo rimëkëmbje e papritur e ekonomisë në një periudhë kur vendi vuajti pasojat e izolimit, konsumi u tkurr dhe sipas Anketës së Tregut të Punës mbetën pa punë rreth 43 mijë persona.

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri.

Pavarësisht shifrave të ulëta të rënies ekonomike, gjeneratorët kryesorë të punësimit kanë marrë një goditje të fortë. Dy sektorët me rënien më të lartë “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe industria kanë gjithsej 340 të punësuar sipas INSTAT, ose 64% të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor. (shih grafikun: Të punësuar, sipas aktiviteteve ekonomike, 2019)

Rekordi i pasurive të paluajtshme

Nëse ka pasur një sektor që nuk e ka ndier fare krizën ka qenë ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme. Ai ka shënuar rritje gjatë të gjithë tremujorëve, madje edhe në të dytin kur vendi ishte në karantinë totale (+5.47%), ndërsa gjithë vitin e mbylli me një zgjerim prej 6.74%. Edhe në vlerë nominale, ky është sektori që kryeson ndryshimin e rritjes ekonomike në 2020-n. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme në vlerë ishin rreth 850 milionë euro, duke arritur në 6.55% të PBB-së, ose një pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Rritja e këtij sektori ka dhënë ndikim minimal në ekonomi dhe sidomos punësim. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2019, ai kishte rreth 2,600 të punësuar, ose vetëm 0.5% e të punësuarve në sektorin privat jobujqësor.

Drejtues të agjencive të pasurive të paluajtshme në vend pohuan se faktor kryesor i rritjes të aktivitetit të tyre në 2020 ishte nga pastrimi i parave të shumë ndërtime që po kryhen në Tiranë. Sipas tyre, paratë ilegale po financojnë një pjesë të lartë të ndërtimeve në kryeqytet.

Agjenci të tjera, si faktorë për shtimin e aktivitetit veçuan edhe rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, kreditimin me interesa të ulëta dhe procesin e rivlerësimit. Juliana Nela, përfaqësuese e kompanisë “Remax Albania”, thotë se edhe pandemia nxiti kërkesën për blerje shtëpie. “Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme gjatë 2020-s ka ardhur, si pasojë e aprovimit të një numri të madh lejesh zhvillimore nga Bashkia e Tiranës. Kjo ka intensifikuar veprimtarinë, si të investitorëve, ashtu edhe të kompanive të ndërtimit, kompanive nënkontraktore dhe agjencive të ndërmjetësimit. Pra, ka një efekt zinxhir që multiplikohet, duke përfshirë operatorët direkt në ndërtim dhe satelitët e tyre,si: importuesit e materialeve të ndërtimit, lëndëve të para të prodhuara në vend dhe të ngjashme. Gjithashtu, interesat e ulëta të kredive kanë ndikuar kredimarrjen dhe blerjen e apartamenteve nga individët.

LEXO EDHE:  Moderatorja përgatit pemën e Krishtlindjeve/ Detaji i veçantë merr gjithë vëmendjen

Pandemia ka rritur rëndësinë e shtëpisë dhe të sipërfaqeve optimale për banim, duke nxitur shumë klientë të marrin vendim për blerje apo zgjerim.

Një incentivë tjetër ka qenë edhe rivlerësimi që nxit kryerjen e transaksioneve dhe përshpejtimin e finalizimit te tyre”, pohoi Nela.

Ndërtimi, sa efekt dha rindërtimi?

Ndërtimi është sektori i dytë me rritjen më të lartë në 2020-n. Pas rënies në 6-mujorin e parë, ritmet e rritjes në pjesën e dytë të vitit ishin dyshifrore, duke arritur në total në rreth 1.1 miliardë euro, me një zgjerim real vjetor prej 1.62%.

Rritja e ndërtimit reflekton dy tendenca, e para shtimi i banesave rezidenciale, kryesisht në kryeqytet dhe hoteleve në bregdet dhe e dyta, procesi i rindërtimit.

Për rindërtimin, buxheti dha deri në fund të vitit 16 miliardë lekë (130 mln euro), ose rreth 12% të totalit të aktivitetit të këtij sektori.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për sektorin e ndërtimit ra me 9.4% në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm (në rreth 170 milionë euro), duke rezultuar në nivelin më të ulët, të paktën që nga 2017-a, kur raportohen statistikat.

Sektori i ndërtimit ka qenë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, si Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), apo EMCDDA (Zyra Europiane e Drogave) që kanë pohuar se nëpërmjet tij, po pastrohen paratë që vijnë nga aktivitetet informale.

Ndërtimi kishte rreth 47 mijë të punësuar në fund të 2019-s, ose rreth 9% të totalit në sektorin privat jo bujqësor.

Qeveria nxiti ekonominë

“Administrata publike; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” është aktiviteti i tretë me rritje pozitive në vitin e krizë, me zgjerim real 1.73%.

Rritja e kësaj të fundit shpjegohet me masat që mori qeveria për të përballuar krizën, nëpërmjet hedhjes së likuiditeteve në treg dhe shtimit të deficitit buxhetor nga 1.9% në 2019-n në 7% në 2020-n, sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave. Qeveria mori një borxh prej 110 miliardë lekësh (gati 900 milionë euro) për të përballuar rënien e të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve që u përdor për rindërtimin dhe paketat mbështetëse, që gjithsesi në nivelin e rreth 1% të PBB-së ishin më të ulëtat në Europë, sipas FMN-së. Shpenzimet në shëndetësi u shtuan për të përballuar pandeminë.

Rënia më e madhe nga dy sektorët që kanë mbi 340 mijë të punësuar

Sektori që e ka ndier më shumë krizën është ai i “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ra me 12.5% në 2020-n, duke humbur të paktën 270 milionë euro (të ardhura të munguara). Ky sektor, i lidhur direkt me konsumin, turizmin dhe udhëtimet, është dhe gjeneratori më i madh i punësimit privat në vend, me rreth 200 mijë të punësuar (nga të cilët 60 mijë janë në akomodim dhe shërbim ushqimor).

Industria është aktiviteti tjetër që pa rënie të fortë nga pandemia. Mbyllja e përkohshme e fabrikave dhe rënia e porosive nga partnerët e jashtëm, bënë që industria të humbte të paktën 210 milionë euro në 2020-n. Edhe ky sektor është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, me rreth 143 mijë të punësuar./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

FMN: Korona po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të koronës po ndodh më shpejt se sa pritej, thotë paraprakisht FMN. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6,0 përqind, por me pabarazi të mëdha.

“Kjo krizë është si asnjë tjetër.” Ky vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për pandeminë aktuale të koronës, shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë. Por po vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur, thotë raporti që u prezantua ditën e martë në Uashington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë. FMN pret këtë vit rritje globale të ekonomisë prej gjashtë përqind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5,5 përqind.

Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 përqind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4,2 përqind. Në vitin e krizës së Coronës, 2020, ekonomia botërore ra me 3,3 përqind.

“Përshpejtime të mëtejshme”

“Ne kemi llogaritur të ketë përshpejtime të tjera të rritjes ekonomike,” tha shefja e FMN, Kristalina Georgieva që javën e kaluar. FMN e argumenton rritjen ekonomike në ekspertizën pranverore me „masat e marra në disa vende në përgjigjen e pashoqe të krizës gjatë vitit të kaluar.”
SHBA zë këtu një vend të veçantë, sepse ekonomia më e madhe popullore në botë, arriti të tërhiqte me vete rritjen globale ekonomike. „Shtetet e Bashkuara do ta kalojnë nivelin e prodhimit bruto në vend të vitit të para Covid-it,” thuhet në prognozën e FMN. Banka Federale Amerikane e Rezervave (Fed) llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 përqindësh, ngjashëm me shifrat që jept FMN, prej 6,4 përqind.

Një arsye e rëndësishme për rritjen e madhe ekonomike është paketa konjukturore e vendosur së fundmi me një volum prej 1,9 bilionë dollarësh. Paketa e ndihmës është sa një e dhjeta e aktivitetit ekonomik vjetor në SHBA. Përveç kësaj vaksinimi vazhdon të përparojë, deri tani 106 milionë vetë kanë bërë në SHBA të paktën vaksinën e parë.

Shumë ekonomi të tjera popullore arrijnë të kenë nivelin e parakrizës vetëm në vitin 2021, thotë FMN. Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin e para krizës vetëm në vitin 2023. Me përjashtim të Kinës, e cila e arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar.

Prognoza për Gjermaninë: 3,6 përqind

Për Kinën, ekonominë e dytë botërore ekonomike, FMN prej që vitin 2021 të ketë rritje të madhe ekonomike prej 8,4 përqind. Zona e euros do të ketë sipas FMN, rritje ekonomike në vitin që vijon prej 4, 4 përqind. Për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3,6 përqind. Për vitin 2022, FMN jep prognozat për zonën e euros për rritje të aktiviteteve ekonomike me 3,8 përqind. Për Gjermaninë kjo shifër është 3,4 përqind. Sidoqoftë, kjo shifër është më e lartë se sa parashikimet e deritanishme.
Por FMN paralajmëron sërish se përtëritja globale po bëhet me dy shpejtësi: vendet në zhvillim dhe ato që pritet të kthehen në vende të industrializuara e kanë të vështirë të kapërcejnë krizën ekonomike, sepse nuk kanë hapësirën e duhur financiare për të marrë masa për të mbështetur konjukturën. Përveç kësaj vendet e varfëra janë në fund të radhës sa i përket shpërndarjes së vaksinave.

LEXO EDHE:  A i ka ardhur fundi punës në zyrë?

LEXO EDHE:  A i ka ardhur fundi punës në zyrë?

Në raport thuhet se ekziston rreziku që „hendeku që ekziston në standartin e jetesës midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve të tjera, të zmadhohet më shumë se ai para pandemisë”. Sipas prognozave të FMN, humbjet e të ardhurave në vendet e varfëra për frymë janë 20 përqind e pjesës së të ardhurave para pandemisë. FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë.

“Dy shpejtësi”

Të dhënat e reja të FMN thonë se vendet e varfëra të botës do duhet të japin pesë vitet e ardhshme 200 miliardë dollarë për të luftuar pasojat e pandemisë. 250 miliardë dollarë të tjerë janë të nevojshme për tu futur në grazhdën e zvogëlimit të prapambetjes kundrejt shteteve të pasura.

Në kuadër të financimeve të reja FMN ka parashikuar dhënien e 107 miliardë dollarëve për 85 vende. 29 shtetet më të varfëra i janë dhënë lehtësime në kthimin e borxheve. Në plane ekziston edhe dhënia e kapitaleve prej 650 miliardë dollarësh nga FMN, kjo pasi SHBA hoqi dorë nga kundërshtimet e saj. Gjermania e mbështet këtë plan. Sipas përfaqësuesve të qeverisë pritet që këto para të jepen në gusht. 42 përqind e tyre do jepen për vendet e varfëra.

Sidoqoftë FMN thekson se „ndryshime nuk ekzistojnë vetëm midis vendeve por edhe brenda vendeve”. Të rinjtë e punësuar dhe forcat e paspecializuara të punës preken më shumë nga humbja e të ardhurave. Në vendet e zhvilluara dhe vendet që pritet të kthehen në vende të industrializuara tendenca të tilla kanë ulur edhe më shumë pjesën që gratë zenë në punësim.

Përveç kësaj kemi edhe të bëjmë me zhvillimin e paparashikueshëm të pandemisë: „Prognozat shoqërohen me një grad pasigurie”, thotë FMN në raport. Shumë gjëra varen nga „konkurenca midis virusit dhe vaksinës”. Vaksinat janë rruga për të dalë nga kriza, tha të martën në Uashington krye-ekonomistja e FMN, Gopinath. Me përmirësimet e shpejta mund të pritet edhe një rritje më e madhe ekonomike, por kriza mund të zgjasë edhe më shumë nëse krijohen variante virusi kundër të cilave nuk funksionojnë vaksinat.

Sepse edhe tek vaksinimet, thotë FMN, është duke u parë sërish çarja midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara. Në një vlerësim që FMN bënte para pak kohësh së bashku me Bankën Botërore, përmendet shuma e parave që duhet të paktën për vendet e Afrikës për të siguruar sa duhet furnizimin e popullsisë me vaksinë: 12 miliardë dollarë./DW

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sejko: Vaksinimi rrit shpresat për kthim në normalitet këtë vit

Publikuar

-

Nga

Sejko: Vaksinimi rrit shpresat për kthim në normalitet këtë vit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të organizuara virtualisht.

Guvernatori Sejko zhvilloi takime me drejtues të të këtyre institucioneve dhe mori pjesë gjithashtu edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së si dhe në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Tema kryesore e diskutimit të këtyre takimeve ishte ndikimi i pandemisë në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Guvernatori Sejko tha se, fluksi pozitiv i kreditimit të ekonomisë ka qenë thelbësor në zbutjen dhe përballimin e nevojave financiare të biznesit, ndërsa theksoi se, si sektori publik, edhe ai privat kanë ruajtur aksesin në tregjet financiare ndërkombëtare. Guvernatori Sejko prezantoi masat e marra nga Banka e Shqipërisë si përgjigje e goditjes së krijuar nga pandemia dhe shtoi se progresi i vaksinimit të popullsisë jep shpresë për rikthimin e situatës në normalitet gjatë vitit 2021.

“Këto zhvillime rritin gjasat e rikuperimit gradual por të vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Sidoqoftë, përllogaritjet e parashikimeve makroekonomike janë të varura veçanërisht nga kohëzgjatja e pandemisë,” tha Sejko.

Guvernatori u shpreh se që nga fillimi i pandemisë sektori bankar ka vijuar pa asnjë ndërprerje aktivitetin normal dhe ka qëndruar i gatshëm të japë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar. Ai shtoi se aktualisht sistemi paraqitet me tregues të mirë financiarë, si dhe me një nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti. Rritja e kreditimit ka vazhduar, duke ndihmuar kështu me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe mbështetur vijimin e investimeve, ndërkohë që cilësia e portofolit ka vijuar të jetë e qëndrueshme, ku raporti i kredive me probleme është aktualisht në nivelin 8.15%.

LEXO EDHE:  Foto/ Dosjet dhe vendimet e Qarkut Korçë përfundojnë në tregun e fruta-perimeve si tabela çmimesh

LEXO EDHE:  Gjermania fillon përgatitjet/ Rezerva mjekësore për pandemitë e ardhshme

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike. Ata shtuan se politikëbërësit duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë periudhës së tranzicionit të post pandemisë, duke i përshtatur politikat e tyre makroekonomike në mënyrë që të sigurohet dhe garantohet stabiliteti makroekonomik, qëndrueshmëria dhe rimëkëmbja graduale e ekonomisë.

Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së thuhet se ekonomia globale u rimëkëmb nga kriza me ritëm më të shpejtë sesa pritej në tetorin e vitit të kaluar, falë një përgjigjeje të jashtëzakonshme të politikave dhe progresit të shpejtë në zhvillimin e vaksinës. Megjithatë, parashikimet për rimëkëmbjen ekonomike ende mbartin shkallë të lartë pasigurie dhe ndryshojnë si në nivel vendor ashtu edhe ndërmjet vendeve, për shkak të hapësirave jo të njëjta për zbatimin e politikave individuale, strukturave dhe ngurtësive të ndryshme ekonomike, brishtësive paraekzistuese dhe aksesit jo të njëjtë në vaksina. Komiteti paralajmëron se brishtësitë e konsiderueshme financiare mund të sjellin rreziqe, të cilat mund të çojnë në shtrëngim më të shpejtë të kushteve financiare në nivel global./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pas takimit të Metës me kontrollorët/ Si nisi revolta për marrjen peng të aeroportit

Publikuar

-

Nga

Aeroporti i Rinasit u prek nga fenomeni global i reduktimit drastik të punës në fillim të muajit mars, kur numri i fluturimeve ra ndjeshëm për shkak të masave shtrënguese që nisën të aplikojnë vende të ndryshme, mes të cilave edhe Italia, ku ishte numri më i madh i fluturimeve direkte nga Tirana.

Rënia e numrit të fluturimeve reduktoi njëkohësisht edhe të ardhurat e “Albcontrol”, një shoqëri aksionare në pronësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Statusi i shoqërisë aksionare do të thotë se të gjitha nevojat për shpenzime financiare, që nga ato logjistike më të thjeshta, e deri te pagat për punonjësit kompania duhet t’i plotësojë nga të ardhurat e veta.

Duke njohur vështirësinë me të cilën po përballet ky sektor në të gjithë Europën, Eurocontrol, ku bën pjesë edhe Albcontrol, sipas Sindikatës mbulon 50 për qind të pagave për kontrollorët shqiptarë, duke ja lënë gjysmën tjetër në dorë Albcontrol për ta plotësuar.

Por, në prill, bordi mbikëqyrës i Albcontrol ka marrë një vendim për përgjysmimin e pagave të kontrollorëve, që sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku merrnin deri në 4400 dollarë në muaj.

Sindikata e kontrollorëve thotë se qëllimi kryesor i Albcontrol nuk duhet të jenë balancat financiare, por ofrimi i një shërbimi të sigurtë dhe duke cituar një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë pretendon se është përgjegjësi e Qeverisë që ta garantojë këtë.

“Kontrolli i trafikut ajror është një veprim që përfshin ushtrimin e autoritetit publik dhe nuk ka natyrë ekonomike për shkak se ky aktivitet përbën një shërbim në interes të publikut”, thotë Sindikata.

Sindikata pretendon se ka reaguar në rrugë institucionale që prej prillit të vitit të kaluar e deri më tani duke i ngritur shqetësimet dhe kërkesat e kontrollorëve në rrugë zyrtare përmes letrave drejtuar drejtorit të Albcontrol, Mina Kusta, këshillit mbikëqyrës e deri tek ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku dhe Ministria e Financave.

Mes tyre është edhe një letër, që kjo sindikatë thotë se ja ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama më 19 qershor të vitit të kaluar.

Përveç përgjigjes së marrë nga drejtori Kusta, që sipas kontrollorëve u ka thënë se vendimi për uljen e pagave është marrë për shkak të pamundësisë financiare për t’i paguar, Sindikata thotë se nuk ka marrë përgjigje nga asnjë institucion tjetër.

Por, pse iu desh pothuajse një vit kohë Sindikatës dhe kontrollorëve që të përshkallëzonin protestën e tyre duke bojkotuar punën?

Qeveria thotë se ka pasur një vullnet nga ana e kontrollorëve që të mos arrihet një marrëveshje.

LEXO EDHE:  Moderatorja përgatit pemën e Krishtlindjeve/ Detaji i veçantë merr gjithë vëmendjen

LEXO EDHE:  Doni një karrierë të suksesshme?/ Këto janë gjërat të cilat nuk duhet ti toleroni

“Që kanë qenë të pagatshëm për të vijuar punën dhe jemi njohur më 3 prill. Iu është bërë një ofertë që është refuzuar në fillim. Oferta ka qenë me strata.

Një ofertë nëse do ishte minimumi trafikut, një ofertë nëse do të ishte mesatar me pritshmëritë dhe një ofertë nëse do të kishim një hapje, por për këtë duhet të presim sezonin veror, ndërkohë që vaksinimi ecën. Kjo ka qenë negociata”, deklaroi në një intervistë për A2, zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj.

Xhafaj akuzoi një pjesë të kontrollorëve si të nxitur nga politika. Të njëjtin qëndrim mbajti të mërkurën edhe ministrja Belinda Balluku.

“Që ka një ndërhyrje politike e tregon data, mënyra si ndodhi, pra këtu nuk po i vëmë emrin një ngjyre. Po diskutojmë për sigurinë kombëtare. Dje kemi qenë të rrezikuar sepse nuk kemi pasur asnjë kullë vrojtimi të hapur. Këtu kemi të bëjmë me një situatë të precedentë për impaktin që ka”, u shpreh Xhafaj.

Më 1 prill, fiks një vit nga koha ulja e pagës së tyre një përfaqësi e kontrollorëve priten nga presidenti Ilir Meta.

Në njoftimin zyrtar, Meta thotë se takimi ishte mbajtur me kërkesë të kontrollorëve dhe i bënte thirrje Qeverisë që të gjente një rrugëzgjidhje.

Nuk dihet pse Ilir Meta duhej t’i priste në takim, pasi në këtë konflikt ai s’ka asnjë rol dhe asnjë zgjidhje që mund t’ju japë.

Dhe menjëherë, më 7 prill, 6 ditë pas takimit me Metën, kontrollorët ndaluan punën duke firmosur në kolektiv një deklaratë “paaftësie për të punuar”, për të shmangur cilësimin si grevë të protestës së tyre, pasi duke qenë pjesë e sektorëve jetikë u ndalohet me ligj kjo formë proteste, shkruan gazeta Si.

Edhe pse Ilir Meta e mohon përfshirjen e tij në pengmarrjen e Aeroportit të Rinasit, duket e çuditshme që kjo gjë ndodhi vetëm pak ditë të takimit të kontrollorëve të Rinasit me presidentin.

Dhe për më tepër, menjëherë pas revoltës, Ilir Meta nuk bënte thirrje për kthim në detyrë të tyre dhe më pas gjetjen e një zgjidhje, por kërkonte që fillimisht Qeveria të ulej të negocionte me ta, pastaj të nisnin fluturimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE