Connect with Us

Denoncimi i PD për Metën/ E kapëm hajdutin duke vjedhur, dëshmitarë kemi ndërkombëtarët

Politikë

Denoncimi i PD për Metën/ E kapëm hajdutin duke vjedhur, dëshmitarë kemi ndërkombëtarët

Publikuar

-

CNA.al do të vijojë edhe ditën e sotme me të tjera fakte dhe prova nga PD kundër Ilir Metës, i cili me takne dhe dhunë arriti të vidhte votat në zgjedhjet e qershorit 2001.

Ndonëse sot Meta del dhe shpreh shqetësimin për lirinë e zgjedhjeve dhe kërcënon me prerje kokash kush prek kutitë e votimit, PD ka denoncuar 20 vite më parë me fakte se si presidenti dhe kryetari de facto i LSI vidhte votat kur ishte me PS. Këto retorika të Metës bëjnë të mendosh se është duke përgatitur skenarin e radhës, por këtë herë jo për të sjellë PS në pushtet por për të mbajtur në jetë LSI.

CNA.al prej disa ditësh po tregon me fakte të gjitha taktikat që përdori Meta për të marrë frenat e qeverisë, ne po sjellim për rikujtesë një deklaratë të ish kryeministrit Sali Berisha në atë kohë kryetari i PD-së.

Në artikullin e Rilindjes Demokratike në faqen 2 të datës 31 korrik 2001 është pasqyruar një intervistë e Berishës, e dhënë për “Zëri i Amerikës”, në të cilën shprehej se jo vetëm opozita por edhe faktori ndërkombëtar ishte dëshmimtar i manipulimit të zgjedhjeve nga Ilir Meta për të marrë qeverinë.

Në artikull thuhej: “Kryetari i PD deklaroi dje në një intervistë për VOA se venimi i Bashkimit për Fitoren për mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare erdhi si rezultat i manipulimeve, dhunës dhe terrorit që ushtroi partia në pushtet ditën e votimeve. Kryetari i PD tha se dëshmia e opozitës nuk është e vetme pasi edhe vëzhguesit ndërkombëtarë në raportet e tyre i kanë denoncuar manipulimet me dhunën e ushtruar ditën e votimeve”.

LEXO EDHE:  Video-“Lërini kërcënimet”/ PD i përgjigjet Ramës: Frikacak i tmerruar

Në të njëjtin artikull , PD theksonte se Parlamenti i ri që doli nga këto zgjedhje ishte tërësisht ilegjitim dhe se nuk do e njihnin. Në një deklaratë të gjatë, selia blu nënvizonte se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve i cili u manipulua nga Meta, që u bë kryeministër me dhunë dhe për ta dorëzuar më pas pushtetin mbas një viti.

Ne nuk njohim rezultatin e këtyre zgjedhjeve, as dhe parlamentin e delegjitimuar nga socialistët, sepse dy ditë më parë regjimi më i korruptuar dhe i inkriminuar i Europes, duke  dhunuar haptas parimin parimin e barazisë para ligjit të qytetarëve”, thuhej në deklaratën e PD të botuar në Rilindjen Demokratike në 31 korrik 2001./CNA.al

Dosja me dokumenta, fotografi dhe kaseta/ Këto janë denoncimet e tjera të PD ndaj Metës

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi në Lushnje/ Bashkë me Vasilin dhe Luan Ramën do e çojmë deri në fund betejën me bandat

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi  gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës është shprehur se duke pasur në krah Petrit Vasilin, Luan Ramën do ta cojë deri në fund betejën me bandit.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se qytetarët nuk duhet të thërrasin më ‘Rama ik’ pasi sipas saj, ai tashmë ka ikur.

“Me Petrit Vasilin, Luan Ramën, me Kejdën, me të gjithë burrat dhe gratë e LSI, do e çojmë deri në fund betejën tonë përballë bandave.

Do e çojmë betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës që do të bëj Pazar jo vetëm me LSI, por me të ardhmen e shqiptarëve. Më 25 prill vota juaj do të jetë për numrin 6, sepse edhe zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën, edhe numri 6 do të bëjë ndryshimin në Shqipëri dhe do të jetë e ardhmja, sepse është partia e të rejave dhe të rinjve.

Këto janë dy vitet e vështira për LSI, sepse morën vendimin që jemi parti me integritet dhe treguam që s’jemi partia e karrigeve, por e të rinjve dhe të rejave, nënave, fermerët. Jemi partia e djemve. Jemi partia e familjeve shqiptare, e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Mos thërrisni më ‘Rama ik’ se ai ka ikur. Ne kemi vetëm një qëllim. Nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet, por të krijojmë vende të reja pune me pagë të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë. Qëllimi ynë është që universiteti bujqësor të ketë përfaqësinë e vet këtu”, u shpreh Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE