LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për flakë Ramës

2 Prill 2021, 20:10, Politikë CNA
Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për

Kryeministri Edi Rama sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike dhe presidentin Ilir Meta, për deklaratat e tyre lidhur me humbjen e gjyqit në Gjykatën e Arbitrazhit me Francesco Becchettin.

Rama tha se gëzimi i tyre është sharlatanesk, i neveritshëm dhe i parakohshëm, ndërsa e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit.

Pas këtij reagimi, ka ardhur menjëherë edhe përgjigja e Partisë Demokratike, e cila thekson se edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin, Rama sulmon PD-në dhe opozitën.

?Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.

Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës

Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë?, nënvizon PD./ CNA.al

Shqipëria humb gjyqin me Becchettin/ Reagon Rama: Gëzimi i Metës sharlatanesk, beteja vazhdon

Lajmet e fundit nga