LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi përdor Top Channel për hakmarrje/ Ja faktet që e kryqëzojnë

2 Prill 2021, 11:42, Aktualitet CNA
Ben Blushi përdor Top Channel për hakmarrje/ Ja faktet që e

Ish kreu i Libras, Ben Blushi po përdor Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë.

Në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij televizioni, ai ka bërë cak të sulmeve të tij, dy gjyqtarë dhe një prokuror.

I njohur si një sharlatan i politikës dhe i paguar me taksa të qytetarëve shqiptarë, Ben Blushi, për interesa të ngushta personale të tij dhe ortakes së tij Vjollca Hoxha, sulmon të gjithë ata që nuk dalin në krah të tyre.

Me datë 30 Mars në emisionin Top Story janë goditur fort tre njerëz të sistemit të drejtësisë, të cilët janë linçuar më tej edhe në kronikat e lajmeve qëndrore.

Në kushtet e një konflikti të hapur interesi, Blushi me anë të Top Channel ka rinisur sulmet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi dhe bashkëshorten e tij gjyqtaren Rilinda Selimi.

Nga Qershori i vitit 2018, Top Channel , ndërsa këshillonte Komisionin e Pavarur të Kualiafikimit për shkarkimin e Selimit, e ka etiketuar këtë të fundit si gjyqtari i skandaleve apo mik i kriminelëve. (Lexo këtu)

Për më tepër ditën që është mbajtur seanca dëgjimore në KPK, Vjollca dhe Ben Blushi, media të ndryshme raportuan se kanë nxjerrë për të protestuar para godinës së Vettingut, punonjës të Top Channel dhe spektatorë që merrnin pjesë në emisione.

Të maskuar si shoqëria civile, në lajmet e Top Channelit, mbledhja e punonjësve  u klasifikua si një protestë ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi.(Lexo këtu)

?Ata kërkojnë drejtësi dhe jo vetëm shkarkimin e tyre nga organet e vetting-ut: ?Nuk ka pse lodhet vetting-u me kriminelin Shkëlzen Selimi sepse e ka të zezën mbi të bardhë. E ka shkruar vetë krimineli se si shkeli mbi gjakun e viktimave të Gërdecit. Ta heqin nga detyra, ta fusin në burg për tradhti të lartë, t?i sekuestrojnë edhe pronat?, thuhej në kronikën e TCH  të datës, 20.06.2018.

Në kronikë, nuk jepej emri i ndonjë shoqërie civile.

Por si të mos mjaftonte paraqitja e një tufe njerëzish me pankarta si shoqëri civile, një vëzhgim i imtësishëm i pamjeve filmike zbulon se organizator dhe nxitës i protestës ka qenë zoti Ervin Zeneli.

Ky i fundit është nipi i pronares së Top Channel, zonjës Vjollca Hoxha, të cilën e ka teze.

Prezenca e tij dhe orientimi, organizimi që i bën grupit së njerëzve me pankarta, zbulon se është vetë zonja Hoxha organizatore e kësaj biçim proteste, duke e shndërruar Top Channel në një makineri kriminale shantazhi, e cila manipulon publikun me protesta farsë.

Përdorimi i hapësirës publike për qëllime private të Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit arrin kulmin kur sulmet nisin edhe pas shkarkimit të tij.

Në emisionin Top Story të datës 30 Mars 2021, ish gjyqtari Selimi u cilësua sërish si ?mik i kriminelëve?. Gjithashtu ish gjyqtari sëbashku me bashkëshortes u linçuan dhe për pasurinë, për atë që kanë deklaruar pranë ILDKPKI.

?Çifti Selimi është përfolur shumë për skandalin që shkaktoi pika e tyre e karburantit në Vlorë. Siç rezulton në atë kohë, Shkëlzen Selimi u bë pronar gjatë kohës që ishte gjyqtar në Vlorë. Në deklaratën e pasurisë së tij ish- gjyqtari pranonte bashkëpronësinë me partneren dhe blerjen e kësaj pasurie në vlerën e 250 mijë eurove.  Aktualisht ky objekt i paprekshëm vazhdon të jetë nën pronësi të Shkëlzen Selimit si dhe të një kompanie të hidrokarbureve të cilës i ka kaluar gjysma e pasurisë në vitin 2019?, citohet në emisionin Top Story.

Të gjitha këto të dhëna janë të përmendura në deklaratat e pasurisë, që do të thotë s?ka asgjë të fshehur?.

Por, pas shkarkimit të gjyqtarit Selimi, dyshja Hoxha-Blushi, kundërshtojnë konfirmimin në detyrë të bashkëshortes së tij gjyqtares Rilinda Selimi.

Por, pse Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi sulmojnë, ish gjyqtarin Selimi edhe pas daljes nga sistemi?

Historia ka lidhje me pronësinë e Top Channel.

Në vitin 2007, themeluesi i Top Channal Dritan Hoxha, lidhi një kontratë për shitjen e 60 % të aksioneve  të kompanisë mediatike Albert Sinos dhe Aurel Baçit me vlerën 315.2 milonë lekë.

Pas ndarjes nga jeta të themeluesit të Top Channel, kjo kontratë është kontestuar nga e veja Vjollca Hoxha dhe trashëgimtarët e tij me pretendimin se është e pavlefshme.

Beteja ligjore midis trashëgimtarëve të familjes Hoxha, Albert Sinos dhe Aurel Baçit mbi kontratën e shitjes së 60% aksioneve të kompanisë Top Channel Sha, ka filluar në shkurt 2016.

Në maj 2016, Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur në favor të Sinos dhe Baçit, ndërkohë ky vendim është përmbysur në qershor 2017 nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Më datën 25 Maj 2018, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën e Lartë do shqyrtonte në parim trajtimin e çështjes për pronësinë e Top Channel (Vjollca Hoxha & fëmijët, vs. Aurel Baci, Albert Sino).

Trupa gjyqësore ishte e përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Shkëlzen Selimi dhe Medi Bici.

Gjyqtari Medi Bici dha dorëheqjen më herët nga çështja në rrethana të paqarta.  Ai dyshohej se mund të ketë qenë nën presion.

Me 25 Maj 2018, në seancë është paraqitur gjyqtari Ardian Dvorani, ndërsa pala kundërshtare me Vjollca Hoxhën në gjyq, pretendoi në atë kohë se Dvorani ka kërkuar të imponojë prezencën e tij në gjyq, sepse ai nuk ishte shortuar dhe nuk ishte zgjedhur me procedurë anëtar i trupës, për zëvendësimin e Medi Bicit.

Raportohet se seanca e datës 25 Maj 2018 është ndërprerë, pasi gjyqtari Shkëlzen Selimi ka kërkuar kohë të njihej me aktet e dosjes.

Ndërkohë që Dvorani u shfaq në restorant me Ben Blushin, duke hedhur kështu dyshime se po bënin pazare për dosjen e pronësisë.

Kjo është historia, ndërsa sot ish gjyqtari Selimi, vijon të linçohet dhe sulmohet nga Top Channel.

Sulmi ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Në kushtet e konfliktit të interesit Ben Blushi nuk është ndalur së sulmuari.  Fushatën linçuese e ka vijuar me gjyqtarin Bevis Shehaj, madje duke e ripërsëritur disa herë edhe në lajme.

Shkak është një vendimin gjyqësor që Shehaj ka dhënë në favor të shtetit, duke hequr nga duart e Blushit një pronë që e kishte tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara.

                                                                      BEVIS SHEHAJ

Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që denoncoi skandalin e e përfitimit të pronës nga Blushi me dokumenta falso.

Bëhet fjalë për 6 mijë m2, në bregdetin e Dhërmiut,  ku Blushi kishte 50 % , e cila është kthyer shtetit. (Lexo këtu)

?Me presion dhe shantazh është regjistruar pasi ishte e falsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona është në breg të detit dhe gjoja është ndarë me ligjin 7501. Por kur pamë emrat e pronarëve kuptuam përse bëhej fjalë. Sipërfaqja u regjistrua në emër të Ben Blushit….?, thuhej në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Për të njëjtën pronë, kanë ikur disa drejtorë të Kadastrës në Vlorë dhe tashmë Ben Blushi i është sulur gjyqtarit Bevis Shehaj.(Lexo këtu)

Për TCH, Ben Blushin gjyqtari Bevis Shehaj jep vendime absurde.

Kështu trajtohet në Top Story, rasti i Bevis Shehajt, duke iu referuar një dosje rutinë me objekt pronësie që ai ka pasur në duar për shqyrtim.

Loja e Blushit me Ervin Karanxhën

Të njëjtin fat si Shkëlzen Selimi dhe Bevis Shehaj ka pasur edhe prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha.

Në fakt Karanxha, është thjesht një ?kartë rezervë? që e ka mbajtur Blushi për ta përdorur në emision me qëllim mbulimin e konfliktit të interesit që ka me Selimin dhe Shehaj.

                                                               ERVIN KARANXHA

Për këtë arsye ai e ka trajtuar ?rastin Ervin Karanxha?, duke e lidhur me aktualitetin politik.

?Karanxha do të mbahet mend si prokurori që ka firmosur dosjen për të marrë si të pandehur kreun e demokratëve Lulzim Basha, vetëm me akuzën për falsifikim të formularëve, duke ndikuar në këtë mënyrë që të shpëtojë prej akuzave për lobimet e PD-së në SHBA. Dërgimi i dosjes në gjykatë e shpëtoi Bashën nga SPAK?, thuhet në emisionin Top Story të datës 30 Mars 2021.

Një lojë politike e Blushit, kjo, për të mbuluar inatet e tij dhe një mesazh gjunjëzimi për drejtësinë.

Pasi, sot Blushi-Hoxha dhe Top Channel kanë me dhjetra gjyqe për pronësinë, bizneset etj.

Kujtojmë, se një vit më parë Vjollca Hoxha humbi shumicën e aksioneve në kompaninë ?Digitalb?, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarrje.

Në këtë mënyrë ajo humbi mbajtjen ?nën kontroll? të DigitAlb, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish- aksionerët e shoqërisë Supersport.

Por, ka ende gjyqe me aksionerë për prona apo dhe me histori rozë.

Dhe shumicën e gjyqtarëve apo prokurorëve që u dalin kundër i linçojnë dhe kur ata tërhiqen, materialet zhduken nga Top Channel.

Ashtu siç ka ndodhur në rastin e gjyqtarit të Administratives, Erarbër Madhi.

Skandali me gjyqtarin Erarbër Madhi

E denoncuan dhe më pas ia zhdukën denoncimin nga faqja e Top Channel, sëbashku me videon e emisionit ?Fiks Fare?, ku u bë edhe publikimi.

Kujtojmë se me 16 Shkurt 2017,  në emisionin ?Fiks Fare?, në Top Channel, u transmetua një denoncim, ku kryefjalë ishte gjyqtari Erarbër Madhi.

Një ?i vdekur? kishte arritur që të hapte një proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. (Lexo këtu)

Skandali ishte konfirmuar nga kancelarja e Gjykatës së Vlorës, e cila pasi ka verifikuar regjistrin, ku depozitohen kërkesëpaditë deklaroi se ?paditës për këtë çështje është Vasil Stramarko, i cili kishte ndërruar jetë në Dhjetor të vitit 2007 dhe çështja mbante numrin 3812?.

Kancelarja tregoi kërkesëpadinë, që mban datën 7 dhjetor 2009. Në këtë kërkesëpadi ishte edhe emri i gjyqtarit Erarbër Madhi, i cili e ka marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009.

Pra, kjo është drejtësia që trumbeton Ben Blushi, kush i del kundër e linçon, shantazhon dhe sulmon deri sa të arrihet firmosja e pazarit që ndryshe përkthehet me ndikimin e apo dhënien e vendimeve gjyqësore në favor të Vjollca Hoxhës, Ben Blushit dhe Top Channel.

Ben Blushi po e përdor Top Channel si ?pistoletë? për të vrarë gjyqtarë dhe prokurorë që i dalin kundër./CNA.al

Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi

Si dhe pse i sulmon këta biznesmenë Ben Blushi?!

Prona nga Korça në Vlorë, pasuria e çmendur e Ben Blushit/ Zbulohet skema mafioze e pastrimit të parave?

Skandali/ Mediat e Vjollca Hoxhës, akuzuan biznesmenin Arben Reli, për miqtë e historive rozë që i kanë 400 mijë euro borxh

Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!

Denoncimi ?bombë?/ Miku i Ben Blushit bën kërdinë në Dardhë, zapton pyllin dhe tokën e varrezave

 

Lajmet e fundit nga