LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi kujton ngjarjen e 2 Prillit/ Thirrja e fortë për të rinjtë

2 Prill 2021, 10:11, Politikë CNA
Belind Këlliçi kujton ngjarjen e 2 Prillit/ Thirrja e fortë

Kandidati për deputet i PD, Belind Këlliçi, ka përkujtuar të rinjtë që humbën jetën në 2 Prill të vitit 1991.

Këlliçi shprehet se diktatura komuniste vrau me qindra të rinj që tentonin të kalonin kufirin shtetëror për të gjetur lirinë e munguar.

Më tej ai shkruan se, rinia do të fitojë me 25 Prill kundër komunistëve.

?2 prill 1991. Shkodër. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, ishin katër të rinj që ëndërronin një Shqipëri si gjithë Europa.

Për të mbajtur pushtetin, komunistët derdhën mbi ta plumba. Vranë trupat, jo lavdinë e tyre të përjetshme.

Shoku Gramoz Ruçi, asokohe ministër i punëve të brendshme, urdhëroi qitësit të zinin pozicione dominuese, për të mbajtur nën kontroll turmën që kërkonte ndryshim.

Ndonëse në grahmat e fundit, diktatura komuniste vrau me dhjetëra të rinj që tentonin të kalonin kufirin shtetëror për të gjetur lirinë e munguar.

Plumbat nuk e ndalën rininë të bënte ndryshimin. Gazi lotsjellës jo e jo. Rinia do të fitojë më 25 prill, kundër komunistëve të dalë boje si Ruçi e Bozo! Të rinj e të reja! Bashkohuni për ndryshim!?, shkruan Belind Këlliçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga