LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vlente 5 milionë euro”/ Hoxha tregon itinerarin për kokainën e kapur në Durrës

1 Prill 2021, 18:59, Kronika CNA
“Vlente 5 milionë euro”/ Hoxha tregon itinerarin për

Gazetari Artan Hoxh aka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit ku u sekustruan 49 kilogramë kokainë

Sipas Hoxhës, sasia e kokainës së kapur në vlerë tregu, shkon në 5 milion euro.

?Sigurisht që është një operacion për tu përshëndetur. Krimit të organizuar i janë hequr 5 milionë euro. Ky është sukses i madh. Është fakt që ngarkesa e kokainës është kapur nga skaneri jonë në Durrës. Skaneri monitorohet nga një kompani amerikane dhe nuk është e lehtë të thyhet? tha Hoxha në studion e ABC.

Gjithashtu, Hoxha ka treguar edhe intinerarin që ka ndjekur kontejneri nga Ekuadori për në portin e Durrësit.

?Është problem kur shkarkohet, nga anija dhe para se të kalojë në skaner, se aty mund të qëndrojë me ditë të tëra. Grupet kriminale synojnë që ta heqin ngarkesën para se të kalojë në skaner. Ndaj është lufta mes grupeve kriminale që duan të marrin nën kontroll portin e Durrësit. Ngarkesa është nisur me 18 shkurt dhe ndryshe nga sasia e parë e kapur e kokainës, kjo ka bërë tranzit?, tha Hoxha.

Gazetari  ka shtuar më tej se policia nuk duhej të ndërhynte më tej pasi duhet të zbulonte se kush do e merrte sasinë e kokainës.

?Është prerë me gur fresibël, ndryshe nga 2018 që ishte futur në dysheme kokaina. Kësaj radhe ishte futur në trarët e kontejnerit. Ka të ngjarë që ngarkesa edhe të mos ketë lidhje me kontejnerin. Se janë kompani të ndryshme ata që kanë kontejnerët. Në Shqipëri ka 13 kompani që operojë dhe tregtojnë fruta nga Amerika Latine nga Peruja. Nëse do shkarkoheshin bananet kontejneri vazhdon rrugën e vet?, u shpreh  Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga