LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vettingun e bën Ëngjëll Agaçi”/ Meta humbet qetësinë dhe dashurinë

1 Prill 2021, 19:58, Politikë CNA
“Vettingun e bën Ëngjëll Agaçi”/ Meta humbet

Presidenti Ilir Meta humbet qetësinë dhe dashurinë, nëse i përmendet drejtësia.

Sulmeve se Meta ka frikë nga drejtësia ai iu përgjigjet me sulm.

Ndër të tjera Meta ka hedhur akuza mbi procesin e Vettingut, se po kontrollohet nga Qeveria dhe konkretisht nga Ëngjëll Agaçi.

?Ai që nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën nuk ka pse të ketë frikë nga burgu. Burgu është për ata që shkelin Kushtetutën dhe jo për qytetarët e thjeshtë, që bëjnë kundravajtje administrative.  Burgu është edhe për ata, peshkaqenët e mëdhenj, për trafikantët ndërkombëtarë. Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend. Në Shqipëri tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Ëngjëll Agaçi??, është shprehur Meta në abc neës./CNA.al

Lajmet e fundit nga