Connect with Us

Topalli bën transparencë/ Tregon pasurinë e saj

Politikë

Topalli bën transparencë/ Tregon pasurinë e saj

Publikuar

-

Topalli bën trasparencë/ Tregon pasurinë e saj

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka folur pa doreza mbrëmjen e sotme, ku ka kujtuar kohën kur ka qenë numri dy i PD-së dhe në dorë ka pasur pushtet.

Nga studio e “Të Paekspozuarit”,  Topalli tregoi që ajo ka pasur guximit që të dalë kundër grupit të saj parlamentare, kur shihte që ligjet nuk shkonin.

E kryqëzuar se ka vënë pasuri në bazë të pushtetit, ish kryeparlaentarja tha se ajo ka të trashëguar nga babai i saj dy parcela në zonën e ish Bllokut në Tiranë, si dhe disa prona nga bashkëshorti në Shkodër.

Kam pasur kurajon të votoj kundër grupit tim parlamentar për prokuror të përgjithshëm, Gjykatën e Lartë, për koncesione dhe ligje që nuk shkonin. Ky është ndryshimi midis meje dhe të tjerëve se nuk dua të flas me emra.

Por pavarësisht pozicionit që kam pasur unë kam pasur guximin të dalë kundër me votë, jo me fjalë.

Unë përveç rrogës time në 20 vjet të jetës time nuk kam çuar asnjëherë asnjë lek në familjen time.  

Nga baba im kam pasur të trashëguara dy parcela në bllok të Tiranës nuk kam marrë asnjë cantim.  Ndërkohë të tjetrët ndërtojnë në truallin e tjetrit edhe në det, pallate për mandate. Edhe në Shkodër kemi prona, kemi rreth 30% nga bashkëshorti sepse ata kanë qenë tregtarë.

Ai tjetri ka ndërtuar në bregdet në tokë të tjetrit, por Rama nuk ja hap letrat. Nuk po bëjnë transparencë mbi paratë e lobimit.

Unë do jem faktor për ndryshim“‘, tha Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha e përdor partinë për biznes, fitoi miliona euro në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  A do ta çojë OFL-ja letrën tek Ylli Ndroqi ?!

LEXO EDHE:  Ditë e veçantë për Jozefina Topallin/Publikohen fotot e rralla

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë euro në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë euro, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë eurot?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli mesazh të fortë Bashës/ Formulari është fyerje, ka vetëm një mënyrë për largimin e Ramës

LEXO EDHE:  “Me 25 prill do ndodhin gjëra të çuditshme”/ Paralajmëron Topalli: Beteja ime sa të kem frymë

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE