LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shikon vetëm pasaportën amerikane”/ Princi nxeh keq Andin, përlot Jasminën

1 Prill 2021, 08:45, Lifestyle CNA
“Shikon vetëm pasaportën amerikane”/ Princi nxeh keq

Në episodin e kaluar të Përputhen është transmetuar takimi i Jamisnës me Geljanin.

Takimi ndezi shumë debate dhe xhelozi në studio nga dy konkurrentët që kanë pëlqyer Jasminën që në hyrje të saj.

Princi, konkurrenti që në fillim mendoi se do t?i rrëmbente zemrën Jasminës, bëri një koment duke thënë se, Jasmina ishte si një mace me leshmaniozë, ?leshmanioz është një sëmundje infektive që të verbon nga sytë dhe sheh vetëm pasaporta amerikane?, u shpreh Princi.

Pas kësaj, Andi është revoltuar duke thënë se, nuk mund ta pranoj këtë koment të Princit. Konkurrenti është ngritur në këmbë, duke thënë se, është një djalë i kompletuar dhe se  është rritur në Kosovë.

“Letrat amerikane janë një dhuratë që e kam prej babit tim, por nuk të bëjnë njeri?, është shprehur ai dhe të tjerët e kanë mbështetur duke e duartrokitur.

Në mbyllje të emisionit Jasmina është përlotur nga komenti i Princit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga