Connect with Us

Sërish kokainë në kontenierët e bananeve nga Ekuadori/ Arrestohet babai i Arbër Çekajt

Kronika

Sërish kokainë në kontenierët e bananeve nga Ekuadori/ Arrestohet babai i Arbër Çekajt

Publikuar

-

613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

Policia ka sekuestruar në një kontejner me banane në Portin e Durrësit 49 kilogramë kokaine.

Në pranga është vënë administratorin e firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i arrestuar po për drogë.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë.Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., banues në Sauk, Tiranë“, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Silvana Çaka, bashkëshortja e Everest Çakas, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qytetin e Elbasanit ka zbardhur detaje nga momenti i krimit të rëndë.

Sipas Ballkan Web ajo ka dëshmuar se bashkëshorti i saj është qëlluar me breshëri plumbash dhe atentatori ka qëlluar nga afër xhamit të shoferit.

Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri .

Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, ka thënë bashkëshortja e viktimës.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e shoqëruesit të viktimës

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Zbulohet identiteti i një tjetër personi që gjendje në makinën e Bledar Birçaj

Zbulohet identiteti i një tjetër personi që ndodhej në makinën e Bledar Birçaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin në qytetin e Vlorës.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se personi tjetër që ndodhej në makinë është Edison Zeneli, një kushëri i viktimës. Zeneli ndodhej në pjesën e pasme të tipit BMW. Mësohet se ai është pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu gazetarja ka siguruar ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogëra të forta/ Policia arreston 36 vjeçarin në Berat

LEXO EDHE:  Tom Doshi: Nuk më vranë dot, dhe tani po përpiqen te me burgosin politikisht

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikua se në makinë me Bledar Birçaj, u raportua në media se ka qenë dhe një oficer i antidrogës/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U tha se u plagos në fundshpinë/ Detaje të reja nga ngjarja në Korçë, i riu me shenja në kokë

Publikuar

-

Nga

Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet 37-vjeçari në Lezhë, katër kushërinj në pranga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Korçë ku një 33 vjeçar mbeti i plagosur më armë zjarri.

Mësohet se Marsel Rusi është nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë pasi ka shenja në kokë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u raportua nga policia ishte vetëplagosje në funshpinë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE