LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama nuk i hyn në punë as PS”/ Belind Kelliçi: Koha që të jetojë me aq sa iu jep pensionistëve

1 Prill 2021, 15:52, Politikë CNA
“Rama nuk i hyn në punë as PS”/ Belind Kelliçi:

Kandidati i PD për deputet , Belind Këlliçi ka vijuar ditën e sotme me takimet elektorale në qytetin e Kasharit.

Sipas Këlliçit, kyeministri Rama nuk i hyn në punë më as PS, dhe shton se ka ardhur koha që shefi i qeverisë të jetojë me aq para sa i jep pensionistëve.

Kandidati i PD thekson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë për të rinjtë dhe se me votat e tyre Shqipëria do bëhet vendi ku ëndrrat nuk vrihen.

?Gjithmonë kënaqësi një kafe me të rinjtë e Kasharit. Na bashkon mosha dhe dëshira për ndryshim. Këto zgjedhje janë së pari për ne të rinjtë, prandaj do të dalim masivisht për të votuar, që Shqipëria të jetë vendi ku ëndrrat nuk vrihen. Kryeministri i shtyu drejt largimit, herë me panaire punësh jashtë vendit, e herë duke i quajtur dembelë e joprofesionistë.

Rama nuk i hyn më në punë as PS. Erion Veliaj e di i pari. Koha të jetojë me pension vendi. Me aq para sa u jep pensionistëve. Ndryshimi vjen me të rinjtë?, tha Këlliçi në postimin e tij/CNA.al

Lajmet e fundit nga