LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punimet në Unazën e Re/ ARRSH tregon si do të qarkullojnë makinat nga Sheshi Shqiponja tek Pallati me Shigjeta

1 Prill 2021, 17:14, Aktualitet CNA
Punimet në Unazën e Re/ ARRSH tregon si do të qarkullojnë

Për shkak të punimeve që po kryhen për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, lëvizja e makinave në segmentin rrugor ?Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta?, do të ndryshojë.

ARRSH njofton qytetarët se si do të bëhet lëvizja e makinave në këtë segment.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor ?Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta?, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të ?Ozone? (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës ?Teodor Keko? do të vijojë pa kryqëzim në nivel.

Aksesimi i bulevardit ?Migjeni? do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes ?Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta?.

Aksesimi i Unazës nga bulevardi ?Migjeni? do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të ?Sheshit Shqiponja?.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!/CNA.al

Lajmet e fundit nga