LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i modelit të fletës së votimit/ Pas PS, dhe PD do ankimojë vendimin në KAS

1 Prill 2021, 16:12, Politikë CNA
Miratimi i modelit të fletës së votimit/ Pas PS, dhe PD do

Pas miratimit të variantit të fletës së votimit nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, Partia Demokratike po shqyrton mundësinë e ankimimit të vendimit.

Ky shqyrtim vjen si pasojë e preferencës së tyre, për vendosjen e emrave në mënyrë vertikale.

Kujtojmë se edhe Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e Komisionerit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pasi ata kërkonin se deputetët në fletët e votimit duhen të identifikohen me numra dhe jo me emrat e tyre.

Kryekomisioneri vendosi ditën e sotme variantin përfundimtar të fletës, duke e quajtur më ndihmues për zgjedhësit dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor.

?Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësojmë që varianti i propozuar shkon në përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit?, u shpreh Celibashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga