LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mami më thoshte ik lësho lopët në fshat”/ Këngëtarja tregon si arriti të realizonte ëndrrën e saj

1 Prill 2021, 09:10, Lifestyle CNA
“Mami më thoshte ik lësho lopët në fshat”/

Këngëtarja Xheisara i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ajo ka rrëfyer se si e relaizoi ëndrrën për tu bërë këngëtare dhe rrugëtimin e vështirë.

Xheisara ka treguar se, nuk e ka patur mbështetjen e prindërve të saj për tu bërë këngëtare.

?Unë vija nga Burreli që merrja pjesë në ?X Factor?, kam qenë 15 vjeç, unë i thoja mamit kur shikoja ?X Factor? dhe i thoja mamit një ditë do jem unë atje dhe unë do të fitoj. Dhe mami më thoshte ti do fitosh? Ti ik lësho lopët atje në fshat, s?je ti për të dalë në televizor?, është shprehur Xheisara.

?Sepse mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja sepse thoshte ku do dalësh ti me talent. Ne jetonim në qytet por shkonim çdo fundjavë fshatin e babait dhe mami për t?u tallur me mua ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin kompeticionet e ?X Factor? dhe i them mamit më duhen 10 mijë Lekë se më duhen në shkollë kam një projekt për të bërë.

Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hip autobuzin, vij në Klan, marr pjesë, fitoj, më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera, të 4-ta herët me 10 mijë Lekë borxh dhe një ditë të bukur isha në divan dhe e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë ku je t?i aty dhe i thashë eh dola një ditë dhe lëshova lopët. Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më?, tregoi më tej për rrugëtimin e saj. / CNA.al

Lajmet e fundit nga