Connect with Us

Ish-ministri e sulmoi/ Tensionohet Rama: Bushati nuk merr vesh nga struktura e ekonomisë

Politikë

Ish-ministri e sulmoi/ Tensionohet Rama: Bushati nuk merr vesh nga struktura e ekonomisë

Publikuar

-

Ish-ministri iu hakërrye/ Rama: Bushati nuk merr vesh nga struktura e ekonomisë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një analize sulmoi kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e tij se shqiptarët janë “dembelë”.

Socialisti tha se shqiptarët nuk janë dembelë, ndërsa kritikoi Ramën për largimin e të rinjve.

Ish-ministri tha se pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit.

Për këtë deklaratë ka reaguar mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, i cili tha në emisionin “Open” se Bushati nuk kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare.

LEXO EDHE:  Vendimi për Artur Malaj/ Shpërthen Strazimiri: Të padenjët e Ramës po fundosen një e nga një

Ku kupton Ditmir Bushati për këto. Bushati do flasë për ekonominë. Ku kupton ai nga struktura e ekonomisë shqiptare. Ai është brenda nesh por nuk kupton nga struktura e ekonomisë shqiptare”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Nis mbledhja e dy qeverive në Korçë/ Rama: Ka rezultate të prekshme

LEXO EDHE:  Prej ditësh në grevë urie/ “Ngujohen” naftëtarët, thirrje të fortë Ramës

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Vendimi për Artur Malaj/ Shpërthen Strazimiri: Të padenjët e Ramës po fundosen një e nga një

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për ata që presin "mrekullinë" e Shtatorit

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE