Connect with Us

Hoxha tregon si u goditën natën vrasësit me pagesë/ Dora e krimit e armatosur deri “në dhëmbë”

Kronika

Hoxha tregon si u goditën natën vrasësit me pagesë/ Dora e krimit e armatosur deri “në dhëmbë”

Publikuar

-

PS mori mandatin e tretë/ Artan Hoxha: Basha dhe Meta të japin dorëheqjen, janë përgjegjës për fitoren e Ramës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje lidhur me hetimet ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

Hoxha tha në studion e ABC, se goditja është bërë natën njëkohësisht në të gjitha bazat, kjo për të mos u dhënë mundësinë kriminelëve që ishin në vëzhgim që të largoheshin.

“Policia e Tiranës ka kryer një aksion shumë të suksesshëm dhe gjej rastin ta përgëzoj, gjatë muajve të fundit ka pasur disa aksione të suksesshme. Ndërhyrja është kryer gjatë natës nga forcat operacionale mbështetur nga RENEA, sepse do të goditeshin shumë baza njëherësh, që personat që ishin nën vëzhgim të mos largoheshin. Nga armët e modifikuara deri te snajperët e vitit të fundit dhe kundërtank, tregon sa armatim të madh ka krimi i organizuar. Gjithë ky arsenal i është hequr nga dora krimit të organizuar. Unë jam tmerruar nga pamjet, armët jo vetëm ishin shumë por të sofistikuara. Ato janë në dorën e krimit, që është armatosur deri “në dhëmbë”.

Autorët pas shpërthimit u kthyen për të kuptuar cfarë ndodhi dhe nuk ishin kapur nga policia. Hetimi i atentatit të 8 shkurtit të këtij viti në Kamëz, zbuloi një zinxhir të tërë, vetëm tornitorët, modifikuesit që janë kapur sot, që modifikojnë tytat e armëve.
Arrijnë të gjejnë profesionistë që kanë punuar në uzinat ushtarake për krimin e organizuar. Arrestimet dhe shpallja në kërkim tregoi lidhjet, pasi tregoi se kishte njerëz me shumë pushtet. Kur ka vullnet, shanset janë që betejën ta fitojë e mira. Por lufta vazhdon, kjo ishte thjeshtë beteja e radhës” tha Artan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 18-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE