LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hodhi poshtë propozimin e saj për fletën e votimit/ PS do ankimojë vendimin në KAS

1 Prill 2021, 16:00, Politikë CNA
Hodhi poshtë propozimin e saj për fletën e votimit/ PS do

Ditën e sotme është vendosur varianti i fletës së votimit, ku kandidatët do të zgjidheshin me emër.

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi rrëzoi kështu vendimin e PS për ta bërë fletën e votimit me numra dhe jo me emra. Mësohet se menjëherë pas vendosjes së variantit, Partia Socialiste do të ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Celibashi deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuz në ditën e votimit.

?Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësojmë që varianti i propozuar shkon në përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit?, u shpreh Celibashi/ CNA.al

Lajmet e fundit nga