LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fabrika e prodhimit të vaksinave në Shqipëri/ Ahmetaj: Të parët që do shërbeheshin janë shqiptarët

1 Prill 2021, 20:54, Politikë CNA
Fabrika e prodhimit të vaksinave në Shqipëri/ Ahmetaj: Të

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur për fabrikën e prodhimit të vaksinave antiCovid në Shqipëri.

Ahmetaj shton, se nëse një kryeministër kërkon që të ketë një fabrikë për prodhimin e vaksinave atëherë, do të lindë nevoja për instalacione të tjera.

I ftuar në emisionin ?Real Story?, ministri theksoi se nëse kjo fabrikë do të ishte në Shqipëri, atëherë shqiptarët do të ishin të parët që do shërbeheshin.

?Kjo është strategji e tërheqjes së investimeve strategjike, në kuptimin e shëndetit publik. Por ne do ju lutemi SHBA-ve që të na sjellin fabrikë semi-konduktorësh pas zgjedhjeve. Nëse një kryeministër kërkon që në vendin e tij të ketë një fabrikë për prodhimin e vaksinave, duke iu referuar shkencës medikale të shëndetit publik, ne do kemi nevojë për instalancione të tjera.

Duke parë se ne u gjendëm me duar bosh, në moment kyç për shëndetin publik, imagjino që nesër të kemi këtu në Shqipëri instalancion të prodhimit të vaksinave dhe medikamenteve. Unë i dërgoj mesazhe zanore përditë ministrit të Shëndetësisë së Indisë, për të lejuar Serum Institute që të eksportojë Astra Zenecan në Shqipëri, sepse e kanë penguar me dekret. Ne duam ta kemi në Shqipëri, nëse e kemi këtë mundësi dhe e kemi këtë mundësi. E, nëse do e kemi këtë fabrikë, shqiptarët do ishin të parët që do shërbeheshin?, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga