LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është kundër çdo formimi”/ Topalli tregon ndryshimin mes Berishës dhe Bashës

1 Prill 2021, 20:17, Politikë CNA
“Është kundër çdo formimi”/ Topalli tregon

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka nxjerrë prapaskenat se si Lulzim Basha ka sjellë disfatën dhe humbjen e PD gjatë këtyre viteve.

Sipas Topallit, Basha është një njeri që nuk ka apo mbledhur asnjë herë Kryesinë grupet për të diskutuar dhe për të marrë vendime, duke shtuar se kreu i PD ka frikë nga debatet.

Ish kryeparlamentarja theksoi më tej se Basha është një njeri i dështuar dhe ka lënë në mes shumë beteja, duke braktisur Parlamentin dhe zgjedhjet vendore.

?Kam kërkuar mbledhje grupi se na kanë nxjerr pa na pyetur nga Parlamenti. Është vendim personal, duke i kërkuar vazhdimisht mbledhje grupi dhe nuk pranonte, mbledhje kryesie dhe nuk pranonte, mbledhje grupi dhe nuk pranonte.

Nuk mbledh forume ai, nuk përballon dot njerëz. Atëherë a ndodh ndonjëherë që të mos hysh në zgjedhje? Unë kam qenë në PD dhe kur kemi bojkotuar dy muaj në 97? unë di debatet që bëheshin kur ishte Sali Berisha. Tani që kryetar është Lulzim Bsha jo debate që nuk bëhen, por nuk mbledh as forume për të shmangur debatet dhe kjo është diferenca.

Një njeri që i thotë botës që nuk hyn në zgjedhje duhet të presë reagimin, dhe reagimin e mori. Një njeri që djeg mandatet duhet ta presi përgjigjen dhe dështoi për herë të dytë. Një njeri që nuk hyn në zgjedhje lokale, pasi iu tërhoq fort veshi dhe u kërcënua si kërkush tjetër në 3 dekada dhe vazhdon të mbajë me çdo kusht karrigen e kryetarit, unë nuk jam dakord. Është kundër çdo formimi që unë kam në zgjedhje?, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga