LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e avokatit Maks Haxhia/ “Pronar të kokainës njerëz të pushtetshëm“

1 Prill 2021, 12:35, Politikë CNA
Deklarata e fortë e avokatit Maks Haxhia/ “Pronar të

49 kg kokainë janë sekuestruar sot, nga konteineri me banane që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, ndërsa është arrestuar administratori i firmës ECOALMAX me qendër në Maminas.

Ai është Selim Çekaj, babai i Arbër Çekaj i cili është i dënuar edhe ai për transport të lëndëve narkotike.

Ai 3 vite më parë u arrestua pasi në firmën e tij zbarkoi një konteiner me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kilogramë kokainë.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Selim Çekajt, Maks Haxhia e cilësoi këtë si një poshtërsi nga ana e policisë dhe se pas kësaj ngjarje fshihet shteti.

Pasi sipas tij në këtë ngjarje fshihen njerëz të tjerë që nuk bëhen të ditur. Haxhia tha se për të gjitha argumentet e përdorura shteti ka mbyllur të dy veshët.

?Para 3 vjetësh ndodhi ngjarja me të birin. Pas kësaj Selim Çekaj vazhdoj aktivitete të  tjera, por policia ia mbylli. Dhe tashmë ai bën importin e bananeve prej disa kohësh. Të gjitha porositë  janë bërë me transfertë bankare. Po për të gjitha argumentet shteti ka mbyllur të dy veshët. Fakti që nga të gjithë argumentet që të mos dëgjojë dhe të mos marrë në konsideratë logjikën normale të argumenteve do të thotë që është shteti në këtë mes?- u shpreh Haxhia.

Të njëjtin argumet ka përdorur edhe Arbër Çekaj, i cili ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë se se kanë dekonspiruar operacionin me qëllim mbrojtjen e trafikantëve të vërtetë, që nuk është ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga