LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta të Tabakut/ Në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra biznesesh

1 Prill 2021, 18:50, Politikë CNA
Akuzat e forta të Tabakut/ Në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, teksa thotë se ndodhemi në nivelin ku Parlamenti punon për një krup njerëzish.

E ftuar në emisionin ?Refleksione? në ABC, Tabaku denoncoi se në 4 vitet e fundit, 7 ligje kanë emra biznesesh.

“Sot jemi në nivelin e kapjes së shtetit. Sot jemi në nivelin ku parlamenti punon për një krup njerëzish. Ku të paktën në 4 vitet e fundit 7 ligje kanë emra biznesesh. Ku biznesmenë fatkeqësisht nxjerrin dhe fusin bizneset në skema TVSH-je financiare për të pasur përfitime të tyre personale dhe kjo është një formë korrupsioni në kapje të shtetit që nuk e ka asnjë vend tjetër ne botë. Parlamenti është thjesht në terr,? deklaroi Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga