LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

12 vjetori nga hyrja në NATO/ Ambasadorja Kim: SHBA krenar që ka si aleat Shqipërinë

1 Prill 2021, 08:47, Politikë CNA
12 vjetori nga hyrja në NATO/ Ambasadorja Kim: SHBA krenar që ka si

Ambasada Amerikan në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka uruar përvjetorin e 12 të Shqipërisë në Nato.

Në reagim thuhet se Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë.

Ndërkohë edhe Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që ka si aletat Shqipërinë.

?Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,? ? ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO. Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!?- thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga