LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

31 Mars 2021, 08:05, Politikë CNA
Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Genc Qana.

Qana ishte prokuror në Prokurorinë e rrethit Tiranë.

Kujtojmë se Genci Qana është përballur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar.

Sipas analizës financiare, Qana rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Më herët Qano ka kundërshtuar KPK, ndërsa këmbënguli për rillogaritje bazuar mbi kursin e këmbimit. Ai pretendoi se paratë ishin konvertuar në euro në vitet para blerjes së të mirave materiale.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ?90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020./CNA.al

Lajmet e fundit nga