LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre apartamente, dhuratë, njëri me vlerë 100 000 euro/ Pasuria  i “hëngri kokën”, prokurorit të Tiranës

31 Mars 2021, 08:40, Vetingu CNA
Tre apartamente, dhuratë, njëri me vlerë 100 000 euro/ Pasuria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Tiranës, Genc Qana.

Shkak për shkarkimin Qanës, i cili ka mbajtur dy herë postin e numrit dy të Prokurorisë së Tiranës,  është bërë pasuria.

Në kohën që ai punonte në Prokurorinë për Krime të Rënda, Qana, rezultonte pronar i një apartamenti 2+1, blerë në vitin 2001, me vlerë 2 milion lekë të reja.

Ndër vite ai ka shitur dhe blerë makina, por më së shumti për makinë ai ka shpenzuar në vitin  2012 kur ka blerë një  Ford, modeli Focus C-Ma që ka kushtuar, 14 900 euro. Për blerjen e kësaj makina, ai deklaron se ka marrë 5 000 euro borxh.

Ndërsa ndryshim në patundshmëri ka në vitin 2011, kur ai dhe bashkëshortja e tij Natalia Qana, kanë blerë një apartament me sipërfaqe 84. 4 m2, me vlerë 28 mijë euro.

Një vit më vonë në vitin 2012 ai ka deklaruar patundshmëri dhuratë. Bëhet fjalë një apartament me sipërfaqe 116 m2, dhuruar nga vjehrri. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13 452 520  milionë lekëve të reja.

Po në të njëjtin vit, dhuratë nga vjehrri ai ka përfituar edhe dy garazhe nëntokësore me sipërfaqe 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë dhe një tjetër me sipërfaqe 21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë.

Sipas analizës financiare të KPK,  Qana rezultonte me një bilanc negativ me 1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga