LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si gënjen dhe mashtron Endrit Braimllari?/ Ja, faktet që e rrëzojnë

31 Mars 2021, 08:18, Politikë CNA
Si gënjen dhe mashtron Endrit Braimllari?/ Ja, faktet që e

Kandidati  për deputet i LSI, Endrit Braimllari, së fundmi ka bërë thirrje kundër hapjeve të vendeve të punës.

Nga Maliqi, një zonë që sot më shumë se kurrë ka nevojë për hapje të vendeve të punës dhe për zhvillim, Braimllari propangadon të kundërtën.

Iu del kundër përmirësimit të jetesës dhe zhvillimit ekonomik dhe me pafytyrësi kërkon vota nga banorët e Maliqit.

Deklarata e tij ishte shokuese, se nuk ishte e parë e dëgjuar që një i ashtuquajtur politikan, të pakën kështu hiqet ai, të dalë kundër punësimit.

Braimllari reciton përmendësh, siç ia ka mësuar ?nëna e tij ?, në LSI, Monika Kryemadhi,  togfjalëshin ?oligarkët e lidhur me pushtetin apo punësime për fushatë elektorale? dhe sulmon biznesin e qytetarët, në pritje për të nisur pazaret me votat, ashtu siç LSI e ka zanat.

Por, e vërteta është krejt ndryshe dhe s?ka lidhje me oligarkë apo fushatë elektorale, por ka lidhje me punësimin e banorëve të Maliqit dhe zhvillimin e turizmit të zonës.

Bëhet fjalë për një projekt të nisur tre vite më parë, kur nuk flitej për zgjedhje dhe fushatë elektorale.

ProjektI ambicioz  i biznesmenit Gjergj Luca, që do ti japë jetë Bashkisë së Maliqit dhe zonave përreth, ka filluar që në Shtator të një viti më parë  dhe në Nëntor të po të njëjtit vit është firmosur  kontrata dhe më pas pengesë është bërë pandemia.

Falë këtij projekti që, nuk përfundon deri në zgjedhjet e 25 prillit, pra që nuk ka lidhje me fushatën elektorale, në Maliq do të shfrytëzohet më në fund ish-kombinati i sheqerit.

Krahas krijimit të vendeve të reja të punës, një domosdoshmëri kjo për vetë gjendjen sociale të banorëve të Maliqit, biznesmeni Gjergj Luca do të financojë për rifunksionimin e kinemasë të djegur të qytetit.

Përveç të gjithave si punësimi, apo kthimi i zonës në një atraksion turistik, do të ndërtohet edhe një park për fëmijët e komunitetin.

Në projekt parashikohet edhe një miniport i vogël, ku do të vendosen disa gondola për t?i çuar deri tek pylli i Fanzait, për ta  populluar këtë pyll me fazanët që vijnë nga Tirana

Por, LSI-isti, Endrit Braimllari, emri i të cilit është i lidhur me pazaret e votave, tenton të ngrejë pluhur mbi këtë projekt dhe në vend që ti jap kurajo biznesit që të investojë në Maliq dhe në të gjithë zonat ku kryefjalë është varfëria, bën thirrje kundër tij.

Braimllari nuk i njeh faktet, nuk do t ia dijë për to, del gënjen dhe mashtron, duke i konsideruar qytetarët si ?viktima?, të cilët sipas tij nuk janë në gjendje të dallojnë të mirën dhe zhvillimin nga e keqja.

Në fakt, të keqen dhe skamjen ua uron vetë Braimllari, i cili del dhe bërtet kundër punësimeve dhe zhvillimeve të zonës, me propagandën e marrë nga LSI në Tiranë, aty ku ka fituar edhe specializimin për mashtrime, gënjeshtra dhe pazare./CNA.al

Lajmet e fundit nga