Connect with Us

Sherr me sende të forta mes të miturve në Tiranë/ Dy të plagosur

Kronika

Sherr me sende të forta mes të miturve në Tiranë/ Dy të plagosur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al

Një sherr mes disa të miturve është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se të miturit mes 12, 13 dhe 14 vjeç, janë konfrontuar me sende të forta, ku për pasojë janë plagosur dy prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios, ku nga të dhënat e para mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Ulsi Manja flet si rrallëherë për familjen/ Vajzën doja të bëja mjeke

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në Astrit, mbrëmjen e kaluar.

Sipas Abc news, Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania.

Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti.



30 minuta para ngjarjes së rëndë, një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, pranë sheshit Nënë Tereza.

LEXO EDHE:  Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

LEXO EDHE:  Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ‘Dy rrathët’ iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shkundet” Policia e Shtetit/ Zbulohen lëvizjet e reja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Që pas emërimit të Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit, vijojnë ndryshimet në nivel drejtuesish.

Së fundi mësohet se është ndryshuar edhe shefi i qarkullimit rrugor Tiranë.

Mësohet se Erion Ahmeti nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në vend të tij në krye të Komisariatit të Policisë Rrugore rikthehet Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015.

Kujtojme ketu se me 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor./CNA.al

Gledis Nano vijon “furtunën” në Polici/ Zbulohen lëvizjet e tjera

LEXO EDHE:  Nga Belind Këlliçi/100 vjet Tirana kryeqytet!



Vijon “furtuna” në Policinë e Shtetit/ Zbardhen lëvizjet e reja

Lëvizjet në Polici/ Gledis Nano firmos ndryshimet e radhës

Ndryshimet në Polici/ Emërohet shefi i ri Komisariatit, Korçë

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fati i lojërave”/ Sekuestrohen mijëra euro dhe kokainë, arrestohen 3 persona, procedohen 14 të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit vijon me operacionin “Fati i Lojërave”.  Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe janë proceduar 14 të tjerë. Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 21.900 euro dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

“Vijon operacioni “Fati i lojërave” .Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve.

Sekuestrohen  21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme  në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u  kapën  dhe u  arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Nga Belind Këlliçi/100 vjet Tirana kryeqytet!

LEXO EDHE:  Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret



A.M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas  duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE