LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i DASH/ Mëhilli: Kambanë alarmi për qeverinë dhe opozitën

31 Mars 2021, 17:49, Politikë CNA
Raporti i DASH/ Mëhilli: Kambanë alarmi për qeverinë dhe

Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli, e cila më herët ka qenë zëdhënëse e ish kryeministrit Sali Berisha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nga studio e Euronews, Mëhilli theksoi se raporti i DASH ishte një kambanë alarmi si për qeverinë ashtu edhe për opozitën, duke shtuar se korrupsioni vijon të mbetet një problem aktual edhe sot.

Ekspertja e Komunikimit shtoi se pandëshkueshmëria dhe lidhjet politikë-gjyqësor e kanë shoqëruar vendin gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit.

?Dy çështjet kryesore që nxjerrin  në pah të dy këto raporte janë pandëshkueshmëria dhe korrupsioni që ka kapur të gjitha degët e ekzekutivit. Pandëshkueshmëria është problemi më serioz që e ka shoqëruar Shqipërinë gjatë këtyre viteve të tranzicionit dhe refreni i reformës në drejtësi ishte pikërisht kjo, shkëputja e gjyqësorit nga politika.

Partnerët ndërkombëtar kanë insistuar në bërejen e reformës në drejtësi dhe SHBA e ka pasur si kusht kryesor shkëputjen e politikës nga gjyqësori.

Korrupsioni në degët e ekzekutivit është një kambanë alarmi për qeverinë, opozitën, për drejtësinë e re dhe një provë për të, publikun dhe median.

Raporti i DASH tregonte se si biznesmentët përdornin median e tyre për të ushtruar presion tek partitë për të fuqizuar biznesin e tyre?, tha Mëhilli./CNA.al

Lajmet e fundit nga