Connect with Us

Punonjësit e zjarrfikësve në Korçë nuk paguhen për orët shtesë dhe punën gjatë festave

Denoncim

Punonjësit e zjarrfikësve në Korçë nuk paguhen për orët shtesë dhe punën gjatë festave

Publikuar

-

Punonjësit e zjarrfikësve në Korçë nuk paguhen për orët shtesë, as për punën gjatë festave

Emisionit “Stop” ka treguar sot problematikat që kanë zjarrfikësit në Korçës. Për “Stop” ata kanë treguar se kanë kërkuar sipas një VKM-je t’u paguhen orët e natës, ditët e festave dhe ditët e fundjavës.

Por edhe pse kanë bërë një kërkesë të tillë, ata thonë se në fillim në listë-prezenca u shkruhej 8 orë shërbimi, ndërkohë që ishte 24 orë, e në këtë mënyrë  të mos kërkonin dot paratë që u takonin sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Pasi nuk gjetën zgjidhje në drejtori i zjarrfikëses në Korçës dhe në Bashkinë Korçë, punonjësit zjarrfikës iu drejtuan gjykatës. Padia e tyre është pranua pjesërisht dhe drejtuesi i MZSH Korçë, thotë se në këtë strukturë nuk aplikohet kodi i punës, por një ligj i veçantë, por dhe ky ligj i veçantë ia njeh 24orëshin punonjësve si shërbim dhe ditët e festave dhe fundjavë si ditë normale.

Gazetarja: Këta punonjës a punojnë në bazë të kodit të punës?

Drejtori: Po neve kemi ligjin tonë, që është ligji organik. Në bazë të këtij ligji, kanë dalë dhe urdhra dhe udhëzime në bazë të atyre, se si do të paguhen për orët shtesë, që bëjnë.

Gazetarja: Ata punojnë 24 orë. Pse më parë shënohej 8 orë këtu në borderotë tuaja?

Drejtori: Po ne mund ta shënojmë, çfarë rëndësie ka punohet 8 orë a 24 orë? Ato janë 8 orarshe.

Gazetarja: Si çfarë rëndësie ka? Ka shumë rëndësi ajo. A është shërbimi 24 orë?

Drejtori: Po mirë, është shërbimi 24 orë. Ne i shënojmë me 8 orarshe, se ashtu e kishte financa. Ne e diskutuam dhe në gjyq këtë. Po do prisni vendimin e gjyqit, se është argumentuar ajo? Dhe janë këto probleme gjithandej. Ca i marrin, ca s’i marrin.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

Gazetarja: Pse? Kush e interpreton këtë ligj?

Drejtori: Varet si interpretohet. Për këtë janë kërkuar shumë dhe na ne dhe nga të gjitha MZSH-të e bashkive.

Gazetarja: Ai po punon 24 orë. Si paguhet 24 orëshi?

Drejtori: 24 orë punojnë, se 24 orë shërbim dhe ka 72 orë pushim, se është dhe pushimi aty. Ai e ka ditë të zakonshme dhe të shtunë dhe të dielën.

Gazetarja: Ju kur i hiqni nga puna, i hiqni me Kod Pune apo jo?

Drejtori: Jo, jo!

Gazetarja: Si i hiqni? Pa kod pune?

Drejtori: Jo, pra jo. Dikur paguheshin orë nate. Doli ky 203-shi që kishim ne këtu dhe në bazë të kësaj 203-shit, ajo bie.

Gazetarja: Nga 2019-ta deri sot, asnjë nga këta punonjës nuk është thirrur jashtë shërbimit?

Drejtori: Janë thirrur, janë gjashtë raste. Të jepen pushime. Në pamundësi, të paguhen. I pari fare është pushimi dhe këtu të kap ai. Jepja pushim, thotë! Në prill ne nuk i paguam, se ishim cikë të dyzuar. U bënë ca tentativa për t’i paguar. Nuk na i pranuan. Jepuni pushime, thanë. Vajtëm edhe me juristen, edhe me financën jepuni pushim, thanë, nuk iu takojnë.

Nga ana tjetër kreu i sindikatës thotë, se duhet të zbatohet Kodi i Punës për mënyrën sesi paguhet punonjësi. Ai shpjegon se punonjësve të policisë dhe FNSH-së u paguhet këto shtesa dhe bëhet fjalë për punonjës në të njëjtat kushte. Punonjësit e zjarrfikësve nuk kanë kontrata pune dhe kjo është e padrejtë./tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Kam hedhur firmë këtu”/ Çfarë deklaron doktori që nxori me epikrizë 26-vjeçaren

Publikuar

-

Nga

“Kam hedhur firmë këtu"/ Çfarë deklaron doktori që nxori me epikrizë 26-vjeçaren

Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. Ajo tregon se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, dhe për këtë arsye ka vendosur që të divorcohet. Por edhe pse kishte menduar se me divorc mund të mbyllte problemet, ato janë shtuar. Ajo tashmë ka një urdhër-mbrojtjeje nga gjykata, por i kanë nxjerr probleme me kujdestarinë e fëmijës.

E reja tregon se gjatë procesit gjyqësor për divorcin në gjykatë janë paraqitur disa dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një çrregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.

Unë jam gati që të bëjë të gjitha kontrollet mjekësore për të vërtetuar se nuk kam asnjë problem“, thotë 26-vjeçarja. Nga ana tjetër pas divorcit 26-vjeçares i është bërë një kallëzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.

Pas këtij kërkesës së ndihmës tek emisioni “Stop”, 26-vjeçarja ka zhvilluar një takim  me mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili kishte firmosur se nëna e re kishte epikrizë. Doktori pranon që ka firmosur në dokument, por thotë se nuk e dinte se për çfarë kishte firmosur.

Firma dhe vula është e imja. Këtë epikrizën përcjellëse, e nxjerr statistika, nuk e kam nxjerrë unë. Unë kam mbaru operacionin e gjërat e tjera, mua mund të më sjellin sa të duash epikriza. “Doktor firmose, vulose”! “A e kam operuar unë?” “Po”. Kam hedh firmë këtu bum, bum!

Që ta dish, s’ke hak e hile prej doktor Bertit në këtë muhabet, më vraftë Zoti, në qoftë se unë di gjë në këtë punë! Epikrizën nuk e kam dhënë unë, sepse e nxjerrin nga kartela, se kush e ka nxjerrë nga Statistika duhet ta kenë ata, se unë s’kam shkuar me e nxjerrë kastile në botë.

Unë nuk të mbaj mend ty, mua s’më ka ndodh ndonjë rast. Ne na çohen gratë dhe shkojnë e hyjnë në sallë të operacionit vetë. Ti muhabetit shkoi deri në fund, nuk kam fare për ça pisllëku kanë dashur të bëjnë ata“, ka qenë kjo deklarata e mjekut gjatë takimit me të renë.

LEXO EDHE:  Fotot/ Mbeturinat dhe intertet, rrezik për epidemi në zonën e Fajancës në Korçë

LEXO EDHE:  Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Duke qenë se mjeku pranon që nuk ka përpiluar asnjë dokument, “Stop” ka ndjekur të renë e cila ka kërkuar shpjegime nga zyra e statistikës në spital. Por dhe punonjësit në këtë zyrë thonë se nuk kanë përpiluar asnjë dokument që ta nxirrnin atë me epikrizë.

Denoncuesja: Unë jam e interesuar të di, kush e ka marrë këtë epikrizë, pasi vetëm unë kam të drejtë ta marr?

Punonjësja: Edhe të duash ti, nuk ia japim njeriu tjetër.

Denoncuesja: Epo dua ta di kush e ka marr me emër-mbiemër..!

Punonjësja: S’e di unë, ne nuk japim, veç personit fizik me kartë identiteti.

Denoncuesja: Atë doja të dija unë, kush e ka marrë?

Punonjësja: Jo, jo me kartën tënde, pa qenë ti, nuk e japim.

Denoncuesja: Unë nuk e kam marrë pra!

Punonjësja: Atë tani nuk e di, ke unë ke ardhur ti? Ke kërkuar gjë?

Denoncuesja: Jo pra!

Punonjësja: Kujt duhet t’i kërkoj llogari, se kush e ka marrë?

Punonjësja: Mjekut!

Denoncuesja: Mjeku më tha, që nuk e di, duhet të pyesësh te Statistika!

Punonjësja: Te Statistika, s’ka pse të adreson këtu ai! Në statistikë, po nuk erdhe ti, unë nuk dal këtu!

Por as tek zyra e statistikave nuk i kanë dhënë zgjidhje të resë, e cila tashmë vijon gjyqin dhe rrezikohet që t’i merret fëmija me dokumente të falsifikuara të cilat e nxjerrin me epikrizë dhe probleme mendore./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Donin ta nxirrnin me probleme mendore/ Psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Donin ta nxirrnin me probleme mendore/ Psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar ta nxjerrin me probleme mendore me dokumente të falsifikuara, është edhe më e trishtë.

Emisioni “Stop” zbuloi se epikriza që ishte firmosur për të ishte e pavërtetë dhe kjo gjë u pranua si nga mjeku që e kishte firmosur dhe nga punonjësja e zyrës së statistikave nga maternitet. Por problemet për të rënë vijojnë edhe më tej.

Për të rezulton një dokument nga një klinikë e mjekes psikiatre Fatime Elezi, se është me probleme mendore dhe që ka lëshuar një recetë për ta mjekuar. Denoncuesja 26-vjeçar e pajisur me një kamerë të fshehtë nga emisioni “Stop” ka shkuar në klinikën e mjekes Elezi dhe kjo e fundit pranon që ka lëshuar një recetë për të, por deklaron se nuk e ka paciente dhe nuk e ka tanuar më parë.

Mësohet se gjithçka është bërë nga ish-vjehrra e 26-vjeçares, Alma Ibrahimi, e cila është shtirur si nëna e denoncueses.

Mjekja: Unë kam thënë në Prokurori, që nuk e kam parë asnjëherë… Më ka ardhur mami i vet, e prezantuar me emrin Refije, Alma, 2 emra, Refije në pasaportë, Alma më thonë.

Denoncuesja: A ishte flokë të zeza..?

Mjekja: Flokë të zeza, kaçurrela, e shkurtër, e dobët, kështu ishte. Dëshmia ishte kjo: “Më ka ardhur një zonjë, është prezantuar si mami, me emrin Alma. Filloi të qajë, paraqiti ankesat e veta, kam vajzën e sëmurë dhe tha: të lutem më jepni një recetë, që ta kem për në Gjermani!

Ajo duhet të procedohet dhe kaq, sepse është manipulatore! Ti kaq thuaj, ore njeri receta është e 13: 05, unë kam ik nga shtëpia në 2019 dhe s’ka asnjë lidhje.

Por problemi i 26-vjeçares nuk mbaron këtu. Për çështjen e divorcit është caktuar një psikologe, e quajtur Najada, që haptazi mban anën e ish-burrit të denoncueses.

LEXO EDHE:  Foto skandali/ Zjarrfikësja e Korçës përdoret për transportin e druve

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Korcë-Devoll, motori përplaset me një automjet

Psikologe Najada: Domethënë, ti s’ke komunikim me Hoseliton?

Denoncuesja: Jo, jo.

Psikologe Najada: Domethënë ti për punën e fëmijës, që të vijë ta takojë, Hoselito, nuk ke problem për këtë pjesë?

Denoncuesja: Unë dua çdo gjë me vendim gjykate, në mënyrë ligjore se nuk u kam besë.

Psikologe Najada: Eh tani, dëgjo! Nuk përbën rrezikshmëri, në qoftë se ai është, të mendosh..,nuk mund ta kontrollojmë në çdo moment, ka konsumuar ashtu ai, apo s’ka. Kush është ai baba, që të jetë në një gjendje siç je dhe ti, nënë, që të shkojë të takojë fëmijën, në gjendje, që mendon ti?

Denoncuesja: Po ku i ka faktet që ka ardhur që të kërkojë vajzën?

Psikologia: A të ka marrë Hoselito në telefon? A të ardhur Hoselito vetë prezent? A ka ardhur të takojë fëmijën?

Denoncuesja: Asnjëherë.

Psikologia: Po mirë tani, në qoftë se vjen Hoselito, për të takuar fëmijën, ti e pengon. Kjo është pjesa?

Denoncuesja: Ku të vi ta takojë, ku do ta takojë vajzën?

Psikologia: Të vijë atje moj, në Tropojë! Po do jem dhe unë prezente aty. Do jem unë, do vij dhe ai të takohet prezent, të shikohet marrëdhënia, të afrohet njëherë fëmija me babanë se ka kaq kohë.

Denoncuesja: Me prezencën tuaj po.

Psikologia: Po pra sigurisht. Pastaj atë e vendos Gjykata, si do çmojë Gjykata lënien për rritje dhe edukim për fëmijën.

Lidhur për këtë çështje vendimin e fundit do ta japë Gjykata e Elbasanit./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i Stop/ Gruaja nxirret me depresion, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Stop/ Gruaja nxirret me depresion, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës

Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë. Pas lindjes, ajo thotë, se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij.

Lidhur me këtë ngjarje, është pajisur me urdhër-mbrojtjeje një vjecare. Pas këtij momenti, i ka ardhur kërkesë- padia nga avokati i bashkëshortit, për zgjidhjen e martesës dhe kujdestarinë e vajzës.

Për të përligjur kujdestarinë, ishin bashkëngjitur dy dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një crregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.

Gjatë kësaj kohe, nënës së re, i është bërë një kallzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.

LEXO EDHE:  Goditet grupi kriminal/ Arrestohen 6 persona që trafikonin emigrantë, i merrnin nga 100-300 euro

LEXO EDHE:  Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Denoncuesja takon mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili thotë, se e ka hedhur firmën në dokumentin e epikrizës, pa e ditur, se cfarë firmoste./tv klan

LEXO TE PLOTE