Connect with Us

Pse zgjodhi të garojë për deputete në Elbasan?/ Rudina Hajdari rrëfen historinë personale

Politikë

Pse zgjodhi të garojë për deputete në Elbasan?/ Rudina Hajdari rrëfen historinë personale

Publikuar

-

Pse zgjodhi të garojë për deputete në Elbasan?/ Rudina Hajdari rrëfen historinë personale

Kandidatja për deputet nga Nisma “Thurje”, Rudina Hajdari përballë gazetares Ilva Tare tregoi arsyet, të cilat e kanë shtyrë të garojë në qarkun e Elbasanit.

Ajo tha se për shkak të qasjeve të gabuara të politikës në këto vite, qyteti i Elbasanit është goditur nga varfëria dhe fenomeni i tkurrjes së popullsisë.

“Gjysma ime është nga Elbasani, duke pasur parasysh se kam shpenzuar  një kohë të fëmijërisë në Librazhd  dhe kam patur një familje të gjerë në Librazhd. Kemi shoqëri dhe fisin tonë. Një nga aryset ishte ajo. Pastaj, ka të bëj me faktin se Elbasani është një qarqet më të rëndësishëm në Shqipëri dhe është qarku më i varfër në Shqipëri”, tha  ajo.

Gjatë takimeve, që ka kryer personalisht në terren, znj, Hajdari thotë se në këtë qark mungojnë gjërat më bazike siç janë rrugët, uji i pijshëm dhe energjia elektrike.

“Elbasani ka pësuar një rënie të madhe të popullsisë, që ka ardhur si pasojë e varfërisë dhe në të gjithë qarkun ka nevojë për gjëra bazike, siç janë ujë, drita, rrugët”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Humbi betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Hajdari: E zhvendosa te kërkesa për hapjen e listave

Për Rudina Hajdarin ka rëndësi jetike, që Elbasanit t’i hiqet damka e vënë për krimin e organizuar dhe për këtë u zotua se nëse fiton mandatin më 25 prill do të bëjë gjithçka për ta luftuar një problem të tillë.

“Ne duhet t’ja heqim damkën që i kanë vënë dhe perceptimin që ka për krimin e organizuar dhe duhet ta luftojmë krimin organizuar pa kompromis. Ne nuk do bëjmë kompromis me krimin. Duam të fusim një frymë të lartë perëndimore dhe kemi një përgjegjësi për të luftuar këtë fonemon, që i ka rënë këtij qarku, i cili mund të ketë një mundësi më e mirë ekonomike. Elbasani mund të shndërrohet në një qark të rëndësishëm ekonomik”, theksoi Hajdari./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha tallet me shqiptarët për çështjen Becchetti e inceneratorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku paralajmëroi dhe ngritjen e tre komisioneve hetimorë.

Atë për ‘masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Por duket se Basha ka vendosur të tallet sërish me shqiptarët. Duke dashur të tërheqë vëmendje Luli ka filluar të shpikë çdo lloj gënjeshtre.

Partia Demokratike e ka depozituar në SPAK që më 8 prill 2021 kallëzimin për çështjen “Becchetti”.

Por ndërkohë që çështja Becchetti hetohen nga SPAK, Luli kërkon ngritjen e një komisioni hetimor me kryetarë Gazmend Bardhin, duke u bërë edhe më qesharak në sytë e shqiptarëve. GJithashtu ka dhje një vendim nga arbitrazhi nëfavor të Beketit, cdo hetojë Luli?

“Komision hetimor për çështjen Beçhetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro”shkruhet në komunikatën e zyrës së PD, për mediat.

Në komisionet hetimorë që do bëjë Parlamenti, minimalisht do merren disa dokumente dhe do i dërgohen SPAK, Prokurorisë. Por ndërkohë Luli pretendohet se ka pasur dokumente, pasi i ka bërë një herë denoncimet. Pra mirë apo keq, në këtë rast, minimalisht duhet të presë SPAK.

A i ke provat në dorë, a i ke faktet, a e ke sulmuar kryeministrin, për çfarë do vesh, do përsërisësh të njëjtat broçkulla!

LEXO EDHE:  Votimi me postë/ Balla: Keqardhje që PD dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve

LEXO EDHE:  Vodhën 4 banesa dhe lokale/ Arrestohen 5 të rinjtë që po bënin “kërdinë” në Elbasan

Inceneratorët

Përveç çështjes së Beçhettit, PD-ja sot ka deklaruar se do të hapë edhe një komision hetimorë për inceneratorët që do ta drejtojë Jorida Tabaku.

“Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, thuhet në njoftim.

Por sërish jemi përballë të njëjtës situatë. Në rastin Becchetti, çështja është në SPAK, por dhe në rastin e inceneratorëve çështja është në SPAK.



Kujtojmë se PD e ka denoncuar çështjen e inceneratorëve në SPAK që në tetor të vitit 2020.  Ndërkohë në datën 24 korrik, çështja e inceneraorëve është çuar në SPAK edhe nga “Nisma Thurje”. Pra jemi përballë të njëjtit fakt, Lulzim Basha duket se po tallet.

Kështu si e ka nisur Luli, nga stresi që ka nga përballja me Sali Berishën ndoshta deri nga fundi vitit do kërkojë të bëjë komision hetimorë edhe për Rrugën e Kombit!CNA.al

SPAK thërret Mirel Mërtirin dhe zyrtarët e inceneratorëve

Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve

Gjoba 110 milionë Euro/ PD padit në SPAK Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë

Mbledhja e grupit të PD/ Basha: Prioritare ngritja e 3 komisioneve hetimore

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Heqja e kufirit alarmon më shumë Brukselin se Beogradin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës ka folur për marrëdhënien midis dy qeverive.

Kryeminsitri Rama tha se janë prodhuar shumë marrëveshje por shumica e tyre nuk janë zbatuar për shkak të sistemit të punës që sipas tij duhet ndryshuar.

Rama tha se për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ka gjëra që në dukje janë të vogla por që kanë një ndikim në jetën e qytetarëve.

Ju e dini që ne me Kosovën po bëjmë angazhime, që nga futja e mbledhjes së dy qeverive, që përmes kësaj nisme kemi mundësi të diskutojmë, të japim mendime e të marrim vendime. Më pas vjen një tjetër mbledhje dhe vjen vlerësimi i atyre që janë arritur. Në këtë aspekt, mendoj se kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht apo nuk janë zbatuar fare, kjo për shkak të një sistemi pune që duhet ndryshuar. Për këtë kemi folur sot me kryeministrin, në mënyrë që edhe administratën këtu e në Shqipëri ta ndjekë me të njëjtin vullnet.



Ka plot gjëra që mund të duken të vogla në pamje të parë por të gjitha së bashku përbëjnë një mozaik për lehtësimin e jetës së qytetarëve, qoftë këtej, qoftë dhe nga ana tjetër me të cilën na ndan kufiri”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama ka cekur çështjen e kufirit si dhe lëvizjen e lirë mes vendeve. Ai theksoi se nuk mund të jetë e plotë pa marrëveshje me të tjerët, e ndaj ka këmbëngulur për atë që u quajt ‘minishengeni’ e tani është “Ballkani i Hapur”.

LEXO EDHE:  Humbi betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor/ Hajdari: E zhvendosa te kërkesa për hapjen e listave

LEXO EDHE:  Vodhën 4 banesa dhe lokale/ Arrestohen 5 të rinjtë që po bënin “kërdinë” në Elbasan

Mund të lehtësohet nga radha e gjatë, nga kontrollet e dyfishta të gjitha mallrave, mund të lehtësohet nga situatat dramatike në sezonet turistike. Mund të kthehet edhe në kufi formal pa ndikim të madh në jetët e qytetarëve, siç është edhe në BE. Duke u bërë pjesë e një sistemi të ri lëvizës që janë të njëjtat me të cilat funksionon dhe Bashkimi Europian.

BE funksionon me katër marrëveshje për të cilat nuk ka kufi. Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova të mos e analizojnë këtë dhe kjo në një masë të caktuar mund të realizohet pa pasur nevojë për marrëveshje me të tjerët, në vite ka pasur herë pas here udhëheqës që kanë bërë deklarata të tipit ‘do heqim kufirin’, njëri për Vit të Ri, tjetri për Krishtlindje, dhe asnjëherë nuk është hequr. Kjo sepse në momentin që t’i thua do heq kufirin, alarmon të gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin.

Dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përmendur atë që është pagëzuar si mini-Shëngen, nuk e kam quajtur unë, duke qenë se jam i gjatë, fjalën ‘mini’ nuk e….Ideja ishte tek lëvizja e lirë e nejrëzve, Serbia pranonte të futej por pa lëvizjen e lirë sepse automatikisht do pranonte Kosovën. Ndërsa ne nuk do të pranonim dot një projekt të cunguar. Janë dy shina në të cilat ne duhet të ecim”, është shprehur Rama./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama flet për situatën në veri të Kosovës/ “Trupat speciale të zëvendësohen me ata në tavolinë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në takimin e zhvilluar me studentët e Universitetit të Prishtinës, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Rama është shprehur se Kosova ka të drejtë pasi çështja e targave është e drejtë e çdo vendi dhe është shqyrtuar më parë në marrëveshje të mëparshme.

Gjithashtu thotë se trupat speciale në kufi duhet të zëvendësohen me dialog mes tyre.



Përsa i përket çështjes aktuale në Veri të Kosovës, kjo është shumë e qartë, Kosova ka të drejtë, çështja e targave është e drejtë e çdo vendi dhe është shqyrtuar më parë, në marrëveshje të mëparshme.

Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarë e serbë të Kosovës, por këtu është shumë e qartë që nuk po kërcënohen dhe asgjë, por janë nga më të përkëdhelurit dhe e bën Kosovën një shembull për mënyrën si duhet trajtuar një pakicë. Edhe pse unë nuk e kuptoj se si mund tu paguhen edhe faturat e dritave. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve. Manovrat teatrale mund të sugjestionojë publikun serb që mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që kanë mjete për të mbrojtur vëllezërit që nuk kërcënohen nga asgjë, apo njerëz që në Facebook, shikojnë vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu s’kishit lindur akoma, si mudn të vazhdojë po njësoj, si mund të jetohet me luftën ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të jetuar me një paqe të qëndrueshme. Njohja e Kosovës është kapitulli final. Ajo që më shqetëson është që të mos ndodhë siç ndodhi me tarifën sepse çuarja e forcave speciale për tu siguruar që nuk ndodh diçka lënduese për njerëzit, por mbatja aty për një kohë të gjatë do të ishte boomerang. Kur u vu tarifa, isha dakort dhe e mbështeta sepse ishin shkruar letra e letra në Bruksel, u desh tarifa. Trupat speciale të zëvendësohen me ata në tavolinë“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE