LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e Ramës në zgjedhje

31 Mars 2021, 10:00, Politikë CNA
“Me bishtin përpjetë”/ Arben Malaj zbulon frikën e

Ish-ministri i financave Arben Malaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se në Kosovë lista e kandidatëve për deputetë dhe renditjen e tyre bëhet 100 përqind sipas mbështetjes popullore që bën votuesi, kurse listën e kandidatëve në Shqipëri e bën kryetari i Partisë.

Ish-deputeti socialist thotë se kjo gjë vjen nga pasiguria dhe jo nga padija ndërsa shton se sitemi i zgjedhjeve në Kosovë ka dy dallime thelbësore me atë në Shqipëri

?Dallimi thelbësor midis dy sistemeve është:
1. Sa më i madh numri i votuesve për një deputet aq më pak ndikon çdo gabim spontan në përzgjedhjen e tyre. Ky është modeli i Kosovës me numra jo me emra.
2. Sa më pak votues për një deputet – “Mos kërkoni vota jashtë zonës që ju kamë caktuar” – kërkesa publike dje për deputetët në qarqe – aq më i madh risku që votat e pavlefshme të deformojnë vullnetin e votuesve. Ky është risku i kopimit të fletës së votimit të Kosovës,?-theksoi Malaj.

Sipas Malajt sistemi elektoral partitë kryesore politike mbajtën të mbyllur sepse jo thjesht 30% e listës, por 61% e deputetëve do të jenë të përzgjedhurit mbi bazën e besnikërisë ndaj kryetarit dhe jo nga votuesit.

?Kjo në teorinë politike klasifikohet “Defiçit Demokratik”. Sa më pak fuqi vote votuesit për të përzgjedhur deputetët – aq më i lartë defiçiti demokratik – aq më e keqe-qeverisja e vendit.
Përllogaritjet janë të thjeshta – 30% e listës në Tiranë me 36 deputetë e vendos udhëheqësi, kjo do të thotë se 11 nga 18 deputetë të Tiranës përbëjnë 61.11 % të deputetëve të Rilindjes ( 11/18×100) = 61,11%, pra në parlamentin e ri do të jenë të përzgjedhurit mbi besnikërinë personale dhe të frikës së “tradhtisë”?…….. me bishtin përpjetë”, dëshmohet kriza e integritetit dhe risku i lartë i keq perdorimit te “besnikëve te partise” për përfitim abuziv deri edhe kriminal?- përfundoi Malaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga