LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Maturat të fillojnë mësimin në klasë”/ Komiteti i Ekspertëve zbardh vendimin

31 Mars 2021, 12:57, Aktualitet CNA
“Maturat të fillojnë mësimin në klasë”/

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot për rikthimin në shkollë të  maturantëve.

Kryetarja e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli tha se duke u bazuar mbi shifra dhe analizën e atyre shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra, ekspertët mendojnë që  situata mbetet e qëndrueshme, për uljen e lehtë të incidencës, uljen e shtrimeve në spitale dhe të jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

?Duke u bazuar në shifrat e SARS-COV 2 në moshat 15-20 vjeç, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga shifrat që do të monitorohen. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor?, deklaroi Rakacolli./CNA.al

Lajmet e fundit nga