LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Ziguri/ ONM kërkon ankimimin

31 Mars 2021, 14:41, Vetingu CNA
KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Ziguri/ ONM

KPK ka konfirmuar në detyrë Lindia Zgurin, prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Ajo ka kaluar fazën e parë të Vettingut, ku ka rezultuar e pastër në të treja kriteret e vlerësimit.

Por pas shpalljes së vendimit nga KPK, Operacioni Ndërkombëtar Monitorimit kërkon ankimimin  në KPA dhe kërkon shkarkimin e prokurores Ziguri.

ONM kërkon hetim për kriterin e pasurisë.

?Në datën 12.1.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita (Male) Ziguri me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 332, datë 12.1.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 30.3.2021.

Më datë 31.3.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit?, thuhet në njofitmin zyrtar./CNA.al

Lajmet e fundit nga